You are currently browsing the FJALA E LIRE - FREE SPEECH weblog archives for June, 2009.
- ANALIZA DHE KRITIKA LETRARE (92)
- Autore (9)
- Blogroll (4)
- DITAR (11)
- ESSAY (51)
- EXHIBITION ART (1)
- FABULA (1)
- Gjuhe problemtaike (1)
- Komunitet (28)
- LAJME - NEWS (81)
- Libra (7)
- NJOFTIME PROMEMORJE (12)
- OPINION (35)
- PERSONAZH (21)
- Poezi (73)
- PROMOVIME (2)
- RAVGIME LETRARE PER FEMIJE (2)
- Reportazhe (20)
- Shenime (15)
- SHORT STORY (2)
- SPORT (1)
- TREGIME (44)
- Uncategorized (50)
- : LEXONI www.fjalaelire.com
- : POEZI NGA LUAN XHULI
- : Edhe një Çmim për Yllka Sheqirin
- : Në Prishtinë ka filluar edicioni i Parë i Festivalit të Filmit “PRIFILMFEST”
- : SHPËRTHIMI IM
- : Korca e dijes dhe e kulturës promovon librat e poetit prozatorit Mëhill Velaj.
- : Ministri Beqiri mori pjesë në hapjen e manifestimit "Javët Gjermane"
- : Ruth Pennington në hulumtimin e Destanit
- : RESHAT KRIPA TE “SHKALLËT E FERRIT”
- : SHOVINIZMI MAQEDONAS DHE PËRPJEKJA PËR SHTREMBËRIMIN E HISTORISË
ANALIZA DHE KRITIKA LETRARE
Archive for June 2009
The Art of Ernest Bevin
by admin.
The Art of Ernest Bevin
By Andi Terziu
Ernest Bevin College displayed its artistic talents on the 30th June 2009 as the school held an art exhibition which contained the work of some of its pupils. The school showcased the best creative work by some of the students aged between 11 and 18. The work was impressive and included many styles of art, perhaps due to the fact that the young artists themselves originate from many different nationalities and belong to a wide range of ethnicities, and would therefore have been inspired by different aspects. The exhibition symbolically represents the voice of these young people, who are getting the chance to display their work.
It not only encourages the students to walk further along the Path of Art in their lives, but it also shows that if young people are given a chance they can achieve something positive. It is a difference from the press that young people in South London have been getting recently in connection with knife crime and youth violence. Ernest Bevin itself is trying to improve its public image as in the last three years two students with connections to the school have been involved fatally in knife crime and gun crime incidents.
The exhibition in the afternoon of June 30th which took place at the still-new sixth form centre of th
e college was attended by art professionals, the press, staff from the college, the governors as well as by the young artists themselves and their families. The art professionals were impressed by the quality of work in display and the general opinion amongst them was that the young artists all have the chance of a successful career in art. The Principal of the school Rukhsana Sheikh was very pleased with the work of the students and took her time to congratulate each pupil in turn for his work. Ernest Bevin College aims to repeat the event by hosting another art exhibition in the summer of 2010 and hopes that it is inspiring the next generation of Vincent Van Goghs or Michelangelos to grow out of their students.
Posted in EXHIBITION ART | No Comments »
Qindra shqiptarë morën pjesë në Paradën Internacionale të përvitshme
by admin.
Qindra shqiptarë morën pjesë në Paradën Internacionale të përvitshme, në Manhattan
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Qindra shqiptarë të Diasporës Amerikane, morën pjesë në Paradën Internacionale në rrugën “Amerika” në Manhattan, kryeqyteti i botës.
Në këtë ditë me diell fytyrat e shqiptarëve ndrinin, ndrinin se do të përfaqësonin midis kombeve të botës, Shqipërinë dhe shtetin më të ri në botë, Kosovën.
Tashmë është bërë traditë që cdo vit, në këtë Paradë Internacionale, më 23 Qershor të marrin pjesë dhe shqiptarët nga të gjitha trevat e saj dhe të parakalojnë me kostumet shumëngjyrëshe, me flamujt kuq e zi.
Eshtë emocionuese kur shikon të rinjtë, si z.E.Toro, znj.M.Xhemali, z.Mark, D.Blloshmi, që me seriozitetin më të madh dhe dashurinë e pakufishme për Kombin, janë në krye të organizimit të Paradës.
Artistja Merita Halili me zerin brilant, një këngëtare
elegante, së bashku me bashkëshortin e saj udhëheqësin e orkestrës, z.Raif Hyseni inerpretonin këngë të bukura shqiptare. Zëri i tyre ngjitej nëpër gradacielat marramendëse të New Yorkut, dhe dukej sikur shkonte larg, larg, bashkohej me zogjtë…per Shqipërinë, Kosovën dhe Camërinë martire.
Zëri burrëror i Gëzim Nikës me fjalët: “Jam Shqiptar” gjëmonte dhe ushtonte thellë, bashkë me zërin e pjesëmarrësve të paradës, çka e bënte dhe më të bukur, dhe me tërheqëse këtë ditë feste të veçantë.
Mëmëdheu ynë i shumëvuajtur dhe Princesha Kosovë, e kishin nderin të parakalonin të parët, për faktin e njohur formal, se vendi ynë fillon me shkronjën e parë A të alfabetit.
Ngjryat kuq e zi, flamuri shqiptar dhe i Kosovës valëviteshin gjer në qiell si asnjëherë tjetër.
Paradën e udhëhiqte ish kongresisti z.Joseph Dio Guardi së bashku me zonjën e nderuar Shirley Dio Guardi.
Politikani Dio Guardi me origjinë shqiptare, ngriti peshë zemrat e shqiptarëve në fjalën e tij para gjithë pjesëmarrësve.
Ai tha se ndihej krenar që ishte shqiptar dhe se nuk do të ndalonte kurrë punën e tij për cështjen Kombëtare.
Z.Dio Guardi është i vetmi shqiptar deri më sot nga Diaspora që është zgjedhur përfaqësues i popullit në Kongresin Amerikan.
Studentët organizues e vlerësuan me çmimin e mirënjohjes
z.Dio Guardi për punën e tij të palodhur, për popullin shiqptar, Kosovën dhe gjithë trevat shqiptare.
Gjithashtu me pllakën e mirënjohjes u vlerësua dhe artisti i ansamblit “Rugova”, z.Shaban Lajci i cili interpretoi mjeshtërisht poezi për Shqipërinë.
Z.Shirley Dio Guardi, një njohëse e thellë e kulturës ballkanike, ngriti zërin për të drejtat e Çamërisë dhe për të gjithë shqiptarët e pafajshëm të burgosur në Mal të Zi.
Fjalimet e tyre u pritën me ovacione të zjarrta dhe pjesëmarrësit njëzëri brohorisnin rroftë Shqipëria, Kosova, Camëria…
Me duartrokitje u prit dhe arbëreshi, shqiptari Ronald Tocci, sjellë nga z.Dio Guardi i cili kishte zbuluar rrënjët e familjes së tij, që ishin me origjinë shqiptare, të shpërngulur në kohën e pushtimit turk.
Në paradën shqiptare ishin dhe një grup ushtarakësh, ish luftëtarë të Vietnamit që kanë përkrahur herë pas here çështjen
Kombëtare.
Ansambli “Rugova”, veshur me veshjen e bukur të Rugoves kërcente dhe mbante gjallë atë ditë të bukur gjithë diell dhe ngjyrë shqiptare.
Në grupet e ndryshme dallohej dhe veshja e Korçës ardhur nga larg për të marrëpjesë në këtë Ditë Internacionale.
Me një pankartë kuq e zi do të dallohej dhe Instituti “Gjergj Kastrioti Skanderbeg” që së bashku me nxënësit dhe stafin, ecnin përgjatë rrugës së Manhattanit, rrugë që gumëzhinte nga gjithë gjuhët e botës. Në këtë grupi dallohej me veshjen kombëtare, me plisin në kokë, z.Roland Uruci së bashku me djalin e tij që valëviste mbi supet e të atit, flamurin shqiptar dhe amerikan.
Pranë stafit të Institutit u afrua Dr.Namik Shehu sekretar i
Akademisë së Shkencave në NY dhe bashkëshortja e tij znj.Engjëllushe Shehu një zonjë fisnike dhe ish mësuese në Shqipëri.
Ata u përshëndetën përzemërsisht me z.Q.Zylo, z.M.Pacuku, z.A.Boba, dhe njëkohësisht së bashku me mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe i uruan dr.Shehut 75 vjetorin e
ditëlindjes së tij dhe jetë të gjatë.
Z.Ilir Hysa PH.D kandidat, përfaqësuesi i shtetit amerikan për regjistrimin e popullsisë në vitin 2010, kishte ardhur me kënaqësinë më të madhe për të marrë pjesë në këtë paradë dhe inspironte më tej bashkatdhetarët e tij për të mos e humbur këtë shans.
Z.Hysen Ulaj menaxher në MetLife Company, një aktivist i shquar kishte ardhur së bashku me djemtë e tij, nxënës të dalluar në Staten Island New York.
Nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ishte shkrimtari Tom Mrijaj, dhe skulptori, poeti Nexhat Imeraj të cilët
me dashurinë me të madhe parakaluan me veshjen kuq e zi në këtë ditë të shënuar Internacionale.
Kishte dhe të huaj pjesëmarrës nga shtete të ndryshme në botë që u afruan, takoheshin me ne, donin të dinin më shumë për kulturën tonë.
Miss Vienami në shtetin e New Xhersit znj. Truang, një studente
e shkëlqyer u prit me dashuri nga grupi ynë.
Ajo nuk kishte nevojë per prezantim nga se shiriti i saj rreth supeve dhe belit, kishte të shkruar titullin: “Miss Vietnami!”
Diaspora e Vietnamit ishte i organizuar përsosmërisht, ajo dallohej nga shtetet e tjera.
Në diasporën vietnameze ishin disa kuadrate. Ata vinin nga New Yorku, New Jersey, Minesota, New Meksiko, Germany, etj…
Të gjitha ishin të rreshtuar si me një rregull ushtarak dhe çdonjeri mbanet flamurin vietnamez dhe amerikan.
Ndersa i vëzhgoja me kënaqësi të gjitha kombet, mendoja se ne shqiptarët kemi se c’të mësojmë prej shteteve që organizohen më mirë.
Diaspora shqiptare duhet të jetë me përfaqësuesit e vet në Paradë, veshur me kostume kombëtare, me kostume të krahinave të ndryshme, dhe duhet të parakalojë nga secili shtet i Amerikës.
Parada Internacionale ka për
qëllim të prezantojë të gjitha shtetet e botës, me kulturën e veçantë që kanë.
Kjo paradë për rrjedhojë ka për qellim të prezantojë dhe vendin tonë, me veshjet e shumëngjyrshme, kulturën tonë popullore dhe kombëtare, historinë tone nëpërmjet simboleve të shumta. Të gjitha këto transmetohen nëpërmjet mediave kryesore amerikane.
Organizatorët e rinj kanë bërë një punë tejet të lavdërueshme, por ka ardhur koha që pjesëmarrësit duhet të edukohen për të ardhur me veshje si për paradë, me veshje që japin nocionin e Kombit tonë, dhe jo veshje të përditshme, si veshje sporti, zyre apo mbrëmjeje…përndryshe në syrin e vëzhguesve të huaj, parada merr një kuptim mitingu apo demonstrate…! Trotuaret ishin mbushur plot e përplot me amerikanë, turistë…, dhe me kamera në duar fotografonin dhe përshendesnin duke brohoritur: Albania, Albania… Kameramani Osman Greva filmoi gjithë paradën atë ditë për TV Alba Life. Ky aktivitet i rëndësishëm do të pasqyrohet nga mediat shqiptare, dhe në një emission të veçantë nga TV Alba Life në New York.
Manhattan,
23 Qershor, 2009
Posted in Komunitet | No Comments »
Parashutisja shqiptare e Suedisë
by admin.
Parashutisja shqiptare e Suedisë
Sokol DEMAKU
Në Näsinge të qytetit Strömstad të Suedisë, një qytet i vogël disa kilometra larg në veri të Göteborg, u mbajt këto ditë një aeromiting. Në të morën pjesë disa qindra garues nga profile të ndryshme dhe mosha të ndryshme. Në mesin e këtyre garuesve, të cilët aty diku 95% ishin meshkuj, takuam edhe pak femra. Në mesin e tyre takuam edhe bashkëkombasen tonë Juljeta Spahija nga qyteti Göteborg.
Kush është Luljeta
Juljeta me prejardhje është nga Kosova. Ajo është nga qyteti piktoresk i Pejës e që nga vitet 90 jeton së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët në Göteborg të Suedisë. Juljeta para pak ditësh, respektivisht në fund të muajit maj ka diplomuar në Universitetin e Göteborgut të Suedisë në degën e shkencave Shoqërore dhe Sociale. Me rastin e diplmomimit në Universitet ajo nga bashkëshorti i saj ka marrë një dhuratë e kjo dhuratë ka të bejë me atë se
Juljeta të shtunën më 27 qershor mori pjesë në garën aeronautike. Ishte një kërcim me parashutë në qytetin Strömstad të Suedisë. Kjo ishte një dhuratë të cilën Juljeta do e mbaj në mend dhe do ta ruaj si kujtimin më të mirë në jetën e saj. Një dhuratë nga bashkeshorti i saj i shtrenjtë.
Fjala e Luljetës
Juljeta thotë se kjo ishte një ëndërr e saj e kahmotshme. Ajo ëndërronte që një ditë të kërcejë me parashutë nga aeroplani. Ajo kurrë nuk kishte mund t’a marrë me mend sepse kjo ishte ndoshta në një periudhë kohe të parealizueshme për të. Por që ja sot në kushtet dhe mundësitë e saj ajo e realizoi ëndërren e saj jetësore. Pra, kushtet dhe mundësitë në ketë vend skandinav janë shume të mëdha edhe për emigrantët që të prosperojne dhe arrijnë sukese dhe rezultate ne jetën e tyre dhe të realizojnë ëndërrat e kahmotshme. Kënaqësi më të madhe nuk ka kur dëgjon për suksesin e shqiptarëve nëpër botë. Këtë gjë bën pikërisht Juljeta Spahija me prejardhje nga Kosova. Juljeta thotë për vete:”Kam
qenë studente e shkëlqyer në Universitet. Kam realizuar të gjitha planet e mia jetësore, e së fundi të shtunën realizova edhe ëndërrën time jetësore, ëndërrën që dikur e kisha paramenduar, por kushtet dhe mundësitë nuk më lejonin ta realizoja. Tani jam shumë e lumtur që mu dha rasti dhe mundësia për këtë”.
Suedia dhe Lujeta
Qyteti i Göteborgut është qyteti i dytë për nga madhësia në shtetin skandinav Suedi pas kryqendres Stockholm. Në këtë qytet pothuajse jeton edhe një numër i madh të huajsh. Në këtë kontekst bëjnë pjesë edhe shqiptarët. Ata janë gjithashtu një numër i konsiderushëm.
Une dua te flas konkretisht për Suedinë, si një vend qe te krijon shumë mundesi në jetë, per t’i realizuar ëndrrat qe mund te kesh pasur gjatë jetës sate. E një gjë të tillë ka perjetuar edhe personazhi ynë për të cilinë do flasim në këtë shenim.
Jetoj që nga vitet 90-ta se bashku me bashkeshortin tim këtu në Göteborg të Suedisë, kam dy fëmijë, jam me se lumtur me familjen dhe mendoj se ia kam
arritur qellimit tim jetësor, - Na shton Lujeta. Gjatë studimeve kam punuar nga pakez por jo ne porfesionin tim, kam punuar si përkthyese dhe si mësuese gjuhe në Folkhögskola në Göteborg, por tani pas diplomimit më duhet të angazhohem dhe trë kontribuoj në lemain për të cilëne dhe jam specializuar gjatë studimeve në Universitet. Nuk është e veshtirë me këtë profesion njeriu të zejë punë, është një profesion shumë i kerkuar këtu në Skandinavi, prandaj besoj se edhe do ia arrij qëllimit. Gruaja shqiptare, karakterizohet nga virtyte të cmuara dhe me një karakter të fortë. Është kënaqësi për ne shqiptarët, kur gruaja intelektuale shqiptare në botë, vazhdon të japë një kontribut të cmuar në shumë fusha jetësore, si në arsim, kulturë por edhe në sport e aktivitete tjera kulturore etj, dhe si rrjedhim, ne organizimin aq me vlerë të komunitetit shqiptar në diasporë e që mendoj se duhet përkrahje dhe stimulim për to nga ne.
Çdo person ka te dhena te veçanta në jetë si dhunti nga lindja dhe merr nje profil të caktuar për zhvillimin dhe afirmimin e tij , prandaj njeriu duhet të angazhohet dhe që suksesi në jetë të jetë fryt i punës dhe mendjes. E Juljeta thotë se sigurisht ajo kish te dhëna për tu berë socionome por pa mbetur mbrapa edhe me aspektet tjera kulturore dhe sportive të cilat i ka në shpirt.
Posted in PERSONAZH | No Comments »
LORIK CANA DREJT ANGLISË
by admin.
LORIK CANA DREJT ANGLISË
Andi Terziu
Futbollisti Prishtinas me origjinë nga Gjakova e Kosovës, Lorik Cana, është duke patur shancin e madh historik të ardhjes në Kampionatin Anglez. Ky futbollist i shkëlqyer dhe me një perspektivë të vlerësueshme ka tërhequr vëmendjen e dy ekipeve më në zë të kampionatit anglez. Më parë ai thuhej se ishte i lidhur me një kërkesë për të shkuar tek Liverpuli, por tani burime mediatike thonë se ai mund të lëvizë drejt Totenhamit ose Evertonit fqinj me Liverpulin.
Mediat sportive theksojnë se mesfushori Lorik Cana do të lejohet nga Klubi i tij aktual që t’i bashkohet Ligës së Parë të Kampionatit Anglez këtë verë. Burimi thuhet në këto media vjen nga Klubi i tij “Olimpic i Marsejës”. 25 vjecari i Kombëtares shqiptare të futbollit, thuhet nga këto burime se ka qenë tashmë në një intensitet kërkimesh dhe interesimesh nga dy klubet e lartcituara.
Kapiteni i klubit të Marsejës, Lorik Cana, kështu duketse ka marë edhe lejen autoritare të drejtuesve të Klubit, të cilët kanë vendosur që edhe shiritin e kapitenit të mos ia bëjnë si pretekst apo pengesë në të ardhmen dhe perspektivën më të mirë të tij. Anglia duket një rast i bukur dhe i mirë për Canën. “Kjo nuk është se ai ka treguar dëshirën e tij për t’u larguar”, thotë drejtori sportiv Hoze Anigo.
“Është e thjeshtë të hamendësohet, se në një moment është e dhënë një fjalë sa për të ikur, por ai është më shumë se katër vjet këtu dhe ai ka të drejtë të provoj gjëra të tjera më të mira për fatin e tij” “Sot ne jemi të hapur për transferimin e tij, nëse diçka ndodh ne do të dëgjojmë.”
Posted in SPORT | No Comments »
URREJTJA E PAGUAR
by admin.
Minella Aleksi
Lexues me preferenca individuale autorësh si shumë e shumë të tjerë u njoha me shumë vlerësime për shkrimtarin Kadare, mbas akordimit atij të çmimit letrar Princ i Asturias. Thelbi i motivit të akordimit të çmimit, vlera universale e artit antitotalitarist të Kadaresë. Ndjek me interes vlerësimet e ndryshme me këtë rast. Lexoj mes të tjerash një reagim të një njeriu, Paul Tedeschini, i cili është shprehur shumë herë në të njëjtën linjë me Paskal Milon, Kolevicën arkitekt, Lubonjën, Primo Shllakun lektor i shqipes në Beograd, etj.. Ai si shumë herë të tjera e cilëson Kadarenë si shkrimtar konformist me totalitarizmin.
Bëj pyetjen. Vallë, a mund të ketë njerëz me ndjenja patriotike të cilëve u ngjan si antipatriotizëm vlerësimi i Kadaresë me të tilla çmime ndërkombëtare nga përfaqësues popujsh shumë më të zhvilluar sesa ne? Si ka mundësi që nuk e mbushin shpirtin me të tilla ndjenja krenarie kur edhe në shkollë kanë mësuar vargjet e Naimit që, në kontekstin tonë mund të thuhen - Ti letërsi e Kadaresë më nderon, më bën krenar, me emrin e këtij autori shqiptar.
Pak para këtij çmimi ishte një tjetër vlerësim nderi nga Prishtina.
Raporti ndeshës me totalitarizmin në nivel universal e ka vendosur Kadarenë në një shkallë sipërore në Kosovë. Përse? Këtë gjë e dëshmoi së fundi nderimi me titullin Doktor Nderi i Letërsisë prej shtetit kosovar. Kur e kam dëgjuar këtë fakt mendova thjeshtë një konkluzion. Kosovës nuk i mungojnë njerëzit e ditur, burrat e zgjuar që, ditën të dallojnë mendjen e ndritur të shkrimtarit Kadare në shërbim të lirisë dhe përparimit të popullit kosovar nga ata njerëz të fushës së kulturës në Kosovë, të cilët janë jo entuziastë për Kadarenë dhe që, në këtë mënyrë i shërbejnë me kontributin e tyre qëllimeve totalitariste dhe obskurantiste. Mos është ky konkluzion një qëndrim ekstrem? Mendoj se jo, për një arsye të thjeshtë, për arsye të një argumenti që flet shumë kur krahasohet me një tjetër të po këtij niveli sipëror. Le të arsyetojmë hap pas hapi. Kadare ka artikuluar në formën më të qartë, më të rreptë, më atdhedashëse formulën në mbrojtje të Kosovës në një nga pesë librat e tij mbi çështjen kosovare. Kadare thërret - Përse Kosova të bëhet Kurban? Nuk duhet të lejohet që për hir të interesave mbytëse të lirisë, të gjoja ekuilibrit në Ballkan e më gjerë të bëhet padrejtësia më e madhe ndaj popullit kosovar. Në gjithë sa ka shkruajtur për Kosovën, Kadare është shprehur me vendosmëri kundër të gjithë pakteve me tiraninë.
Ky qëndrim antitotalitarist, në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të njeriut më sjell në mend analogjinë me qëndrimin e filozofit e shkrimtarit të madh Albert Camy të shprehur në esenë e tij me titull – “Përse Spanja?”, të shkruajtur në vitin 1948. Filozofi francez Gabriel Marcel, e kritikoi Camyn për vendosjen e ngjarjeve të dramës në Spanjën e vëllavrasjes së shkaktuar nga diktatura e Frankos. Në replikën e tij Camy i kundërvihet totalitarizmit të regjimeve që sollën kasaphanën, kurbanin, pasojën e bombardimit të fshatit Guernik në Spanjë. Pyetja më e rëndësishme që parashtrohet në këtë ese, “Përse Guernika, Gabriel Marcel?”, është pyetja më shprehëse e dënimit të totalitarizmit dhe e rrethanave që e bën kurban popullin e këtij fshati spanjoll. Ndaj këtij kurbani të shoqërive totalitare nuk mund të qëndronte indiferent shkrimtari Albert Camy, ashtu si u ngrit me forcë një tjetër dishepull i lirisë, Pikaso, me pikturën e tij Guernika. Pra mendjet më të avancuara të kulturës botërore asnjëherë nuk kanë qënë indiferent ndaj totalitarizmit. Të fusin në tempullin e vlerave të kulturës botërore atëhere kur qëndrimi antitotalitar përbën një konstante të qëndrueshme, të pa anëshme, universale, në veprën e një shkrimtari apo artisti të madh. Pra arti i madh, i majave të kulturës botërore nuk qëndron si i tillë, si art për art nëse nuk i jep shoqërisë mesazh emancipues, në ndeshje me të kundërtën e tij, totalitarizmin.
Eshtë mjaft impresionues një fakt. Gjenerali i Kadaresë u bë i njohur në Francë përpara 40 vjetësh. Elita e kulturës europiane na tha se këtu kemi të bëjmë me një risi në fushën e letrave, aq më tepër që vjen nga një vend me sistem totalitar. Sot mbas 40 vjetësh kjo risi e Gjeneralit, e vendosur në harmoni me të tjera risi të autorit si Kronikë në Gur, Koncerti, Dimri, Piramida e Pallati i ëndrrave, etj, na çfaqet dhe deklarohet prej kulturës europiane me përmasat e një gjerdani diamantesh, i cili ka marrë rrugën e pallateve muzeale më të mëdha të botës. Si një vlerë e përbotëshme. Po shkon me dinjitet, me siguri, drejt klasifikimit letërsi klasike.
E vendos gjykimin në anën e kundërt. Konsideroj fort që Letërsia e Kadaresë është konformiste. Logjikshëm vjen pyetja. Kush është i marrë në këtë rast? Kultura perëndimore që e shpall Kadarenë vlerë antitotalitare universale apo Tedeschini e vatha e tij që e quajnë konformist? Kaq djallëzore qënka mendja e Kadaresë, çuditërisht në të njëjtën shkallë finokërie me mendjet e Franc Kafkës, Pasternakut, Vaclav Havel, Yevtushenkos, etj. të cilët i kanë dhënë Perëndimit atë ushqim letrar të shumë përshtatshëm për stomakun perëndimor? Tedeschini dhe kompania e tij janë njerëz të letrave, pra e njohin mirë letërsinë. Kjo nënkupton që ata kanë njohuri të mjaftueshme që t’a kuptojnë mirë thelbin antitotalitar të letërsisë së Kadaresë. Pra vërtetë mendon Tedeschini se e marrim si një moskuptim nga ana e tij dhe e të tjerëve përmbajtjen antitotalitariste të romaneve të Kadaresë? Mirëpo duke u deklaruar antikadare ata e bëjnë kurban veten, emrin e tyre në shërbim, në funksion të një qëllimi të caktuar i cili qëllim nuk shkon në kahjen e dobisë kombëtare. Kaq të kapur thellë ndjehen në funksion të këtij qëllimi sa i verbuar nga zbatimi i detyrës së marrë Tedeschini arrin që t’i përmendë shkrimtarit të madh problemin e vajzës. Diçka që kultura e civilizuar europiane si dhe shqiptari nuk t’a fal, nuk ta toleron dhe e konsideron si një maskarallëk, si një sjellje skuthësh, që ndot akoma më shumë fytyrën e atij që e thotë.
Kultura europiane dhe ajo botërore kanë vendosur në piedestal shkrimtarët antikë grekë e latin, të cilët arritën të japin art të madh duke trajtuar, ballafaquar vlerat njerëzore me shoqërinë totalitare, të drejtën e lirisë dhe principet e demokracisë. Kështu erdhi në kulturën botërore edhe letërsia angleze, në ndeshjen e saj me totalitarizmin. Në shekullin e njëzet letërsia ruse arriti të ketë majat e saj në tempullin e letrave botërore në sajë të ndeshjes së papajtueshme me diktaturën dhe totalitarizmin. Kjo ndeshje me totalitarizmin solli deri edhe shkrimtarët çekë e ata ballkanas më pas në vëmëndje të kulturës europiane. Të gjithë këta shkrimtarë e artistë, kulme të letrave konsiderohen të tillë pasi kanë marrë aprovimet e lexuesve dhe mjeshtrave që kanë në gjirin e tyre vende të tillë si Franca, Gjermania, Anglia dhe popujt anglishtfolës. Lind pyetja. Çfarë i bën kaq nuhatës, të ndjeshëm, asimilues, adhurues, këta mjeshtra europianë ndaj vlerave artistike të shkrimtarëve dhe artistëve të rinj nga vende të ndryshme, të cilët vijnë e prezantohen në klubin e kulturës europiane e sot asaj amerikane?
Çfarë dalloi qartë elita franceze te letërsia e Kadaresë, për të cilin nuk nguruan që t’a etiketonin si një nga më të mëdhenjtë e kohës sonë? Çfarë e bën kaq të përzemërt letërsinë e Kadaresë për lexuesin francez, spanjoll, gjerman, italianë e së fundi atë anglez? Kritika e këtyre vendeve prej kohësh e ka gjetur Piramidën e Kadaresë mjaft të afërt me Pallatin e ëndrrave, jo vetëm për gjetjet artistike befasuese, metaforat origjinale, stilin e veçantë e mjeshtëror të tregimit, por në radhë të parë për një qëndrim krejt të papajtueshëm dhe agresiv ndaj totalitarizmit të shoqërisë ku jetonte shkrimtari. Shoqëritë e vendeve që përmenda më lart janë mjaft të emancipuara, kanë ecur dhe arritur në majat e zhvillimit shoqëror botëror në sajë të një ndeshjeje revolucionare për jetë a vdekje me regjimet monarkiste e totalitare të vendeve të tyre. Kjo ndeshje u ka dhënë atyre eksperiencat shoqërore emancipuese, civilizuese, letërsinë e madhe. Kaq të ndjeshëm janë ata dhe kaq përthithës të sinjaleve që u vijnë në lidhje me totalitarizmat sa, intuita e tyre perceptuese, analizuese, vlerësuese e këtyre sinjaleve e krahasuar me intuitën e popujve të tjerë i ngjan pak a shumë perceptimit të sinjaleve sot nga sateliti në orbitë krahasuar me perceptuesin Mors.
Këtu mendoj se e ka burimin perceptimi, analiza, vlerësimi, që 40 vjet më parë i letërsisë së Kadaresë nga francezët e më vonë nga të tjerët në Europë e më gjerë. Megjithëse kanë kaluar 40 vjet Morsi ynë akoma nuk e përpunon dot sinjalin Kadare dhe shpesh e refuzon si të pa asimilueshëm për trurin e pakultivuar, të pasofistikuar të disave. Kështu dëgjojmë Tedeskinin, Shllakun, Klosin, Lubonjën, Trebeshinën, Morsi i të cilëve sinjalin Kadare antitirani që i vjen nga satelitët orbital e konsideron si një sinjal jo të pastër, si një sinjal të përzier me zhurma totalitariste. Shih, në një kohë që elita e kulturës europiane e konsideron dhe vlerëson si një letërsi me sinjale e mesazhe të pastra, të qarta, dominuese e fituese në ndeshjen e saj me totalitarizmin. Me qëndrimin e tyre permanent mohues, refraktarë ndaj veprës letrare të Kadaresë, të sipër përmendurit kanë kënaqësinë se në këtë mënyrë besojnë se bëjnë emër në shoqëri. Pa hezitim mendoj se Tedeschini dhe grupi i tij me këtë pozicionim ndaj letërsisë së Kadaresë përbëjnë një turp kombëtar dhe një shërbim antikombëtar.
Pikërisht për këto vlera ajo e vendos shkrimtarin në vendin e nderit në akademinë franceze, dhe i akordon çmime si Man Booker dhe Princ i Asturias për shkak se ka dhënë me art sipëror ndeshjen dhe mësimet që vijnë nga përplasja me totalitarizmin. Të mos harrojmë se këtë vlerësim e jep kultura e atyre vendeve që kanë qënë paraprirëse në historinë dhe kulturën botërore në ndeshjen me diktaturat, monarkitë dhe sistemet totalitare. Autorët e mëdhenj grekë e latin, rusë, italianë, francezë, anglez e amerikanë apo ata aziatikë mbahen për të tillë sepse arti i tyre ka në thelb ndeshjen me tiraninë dhe ndriçimin e rrugës së lirisë të popullit të vet. Kultura botërore na dëshmon qartë se asnjë prej tyre nuk do ishte në tempullin e letërsisë së madhe nëqoftëse nuk do përmbushte këtë kusht – antitotalitarizmin. Bëj pyetjen. Në këtë kontekst, pyes si lexues, përse do ishte toleruese kultura perëndimore nëse letërsia e Kadaresë nuk do e përmbushte këtë detyrim të madh shoqëror, ndeshjen nëpërmjet një arti sipëror me tiraninë dhe tiranët!. Çfarë do i shtynte sallonet e mëdha letrare perëndimore që të mbyllnin njërin sy e të vetgënjeheshin me vetëdije të plotë duke ia paraqitur botës shkrimtarin Kadare për atë që nuk është!.
Tre muaj para rënies së shtatores së Enverit në Tiranë, Leka i Parë gjatë një interviste dhënë një televizioni kryesor francez, mes të tjerash, pyetjes së bërë se çfarë mendonte për shkrimtarin Kadare u shpreh fjalë për fjalë: “Kadare është një disident i fshehtë”.
Nuk besoj se është jashtë vendi këtu sjellja e një opinioni që një miku im ma ka përcjellë si të shprehur nga i mirënjohuri Yusuf Vrioni. Unë e besoj si të mirëqënë duke pasur parasysh stofën kulturore që mbartëte personaliteti i Vrionit. Ja si shprehej ai: “Ne jemi popull i vogël dhe i varfër, gjëra që kushtëzojnë edhe nxjerrjen shumë rrallë nga gjiri ynë të njerëzve që arrijnë nivelin e mendimit filozofik shoqëror europian e shijeve kulturore të popujve të përparuar. Vendet e mëdhenj dhe mjaft të zhvilluar këto nivele elitare i arrijnë me shumë më tepër individ, gjë që mes të tjerash i shtyn drejt kultivimit të shijeve kulturore e humane mjaft fine. Përparimi i gjithanshëm i bën mjaft të ndjeshëm ndaj artit të madh. E përcaktojnë vlerën e këtij arti universal që në ndeshjen e parë me atë sepse, njohjen e vlerave e bëjnë mbi bazë kriteresh tepër të sakta e të një shkalle të vështirë për popujt më të prapambetur”. “Kur unë përktheja Kadarenë - shprehej Vrioni në rreth të ngushtë – dëgjoja nga njerëz që na rrethonin në shtëpinë botuese se në këtë apo atë moment në roman, Kadareja ishte i dykyptimtë, mund të merrej edhe ashtu edhe kështu. Mendoja me vehte – o zot, ambiguiteti që cilësojnë këta është një qëndrim i hapur anti tirani i autorit, por falë natyrës dhe nivleit kulturor të kohës që jetojmë deri këtu shkon shkalla e intuitës dalluese të tyre”.
Nën efektin e këtij opinioni rinis të lexoj Nata me Hënë, Piramidën, Qorrfermani, etj. Dhe them me vehte përgjatë leximit – çudi, ai e paska thënë kaq qartë kundërvënien ndaj diktaturës këtu e atje në roman, por si është e mundur që morsi im nuk e paska trajtuar si të tillë! Jemi shumë shqiptarë që nuk e kemi pasur e nuk e kemi akoma të zhvilluar në atë shkallë perceptimin, kultivimin e thelbit botëkuptimor për të absorbuar, përpunuar në vetëdijen tonë dhe shijuar atë ushqim cilësor shpirtëror që na ka dhënë shkrimtari Kadare këtu e dyzet vjet më parë e në vazhdim.
Në rrjedhën e këtij arsyetimi po shkoj më poshtë në evidentimin edhe të një tipari dallues të njerëzve gjenialë. Vihet re se mendja e njerëzve në pararojë të mendimit botëror shpërthen alteregon e saj në një moshë mjaft të re. Mos po e teproj? Ja disa shembuj. Shkrimtari Erich Maria Remark e shkroi romanin “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” në moshën 29 vjeçare, Albert Camy e shkruajti “I Huaji” në moshën 29 vjeçare, Albert Einshtein e publikoi Teorine tij në moshën 26 vjeçare, Kafka e publikoi Metamorfozën në moshën 32 vjeç, etj, etj dhe Kadare na e dha Gjeneralin në moshën 27 vjeç.
Dekada e fundit veçanërisht për shkrimtarin Kadare është e mbushur me shumë çmime kurorëzuese. Të krijohet ndjesia se tani në moshën e dytë të jetës Kadare ka në duar një shportë të madhe dhe mbledh e arkivon brenda saj vlerësimet e larta të kontributit të tij me artin antitotalitarist universal.
Posted in ESSAY | 1 Comment »
Në thelb, gjithkush është një filozof
by admin.
Shpeshherë ndeshemi me mendimin. Më së shumti me mendimin e “Tjetrit”. “Tjetrit”, që veç fjalën e shkruar ia kemi pranë. Tjetrin që ne e njohim nga fjala. Fjala që na e bën të “pashëm”, viziv para syve tanë, pikërisht atë që ne nuk e kemi njohur kur fizikisht. Pra, atë tjetrin! Tjetrin që e mendojmë ndryshe pasi e lexojmë. E lexojmë disi leximin e tij. Leximin e fjalës së tij, që na ndryshon këndvështrimin. Këndvështrimin që e pikasim ose e humbasim me shenjën tonë të krijuar nga mendimi ynë. Mendimi ynë që mbetet klasik në mendje-unazën e pjesë-jetës tonë. Kështu në këtë unazë klasike krijojmë dhe shterojmë ndjesinë e hapësirën humane. Hapësirën ku “Fjala e Lirë” na bën me dije. Dije, që ne i harrojmë, teksa vetëharojmë vetë hapësirën. Hapësirën që na afron dhe na largon me “Tjetrin”.
Kompleksi i “Tjetrit”
Dhe tjetri na dikton. Përgjon qenësinë tonë mes fjalës. Hulumton praninë dhe zbrazëtinë e kësaj fjale, ashtu me shijen e “Tjetrit”. “Tjetri” si një ombrellë për mikun, kundërshtarin, të panjohurin, profesionistin, artistin, e gjithëmodelin e jetërrëfimit gatuan me shijen e “Tjetrit”. Ne sërrish mbesim mes tjetrit dhe shijeve të tjetrit. Kjo padashje? Kjo për hir të “Fjalës së Lirë”? Ndoshta thjesht për hir të tjetrit…
Tjetri ka oreksin, shijen, vullnetin, largpamësinë, idenë, mendimin, modën, stilin, talentin, fjalën apo edhe mjaft të tjera veçori, që quhen pronë e tij. Ai është vetja dhe kur nuk pretendon të jetë “Tjetri”. Atëherë pse për hir të gjithë kësaj barbarie fjalësh që vjen nga “Tjetri” duhet rënë në batakun e ardhur për hir të “Tjetrit”? Thjesht kjo është filozofi. Filozofi që ndeshet pikërisht tek lidhja jonë me “Tjetrin.
Filozofia e “Tjetrit”
Filozofia është një aspekt i rëndësishëm i jetës sonë. Kjo është motoja që vjen nga vetë filozofia që ne të na jepet kusuri që vjen nga “tjetri”, që të na kthehet e gjitha nën simbolikën e “tjetrit”. Më saktë: kur të ketë nevojë për të kërkuar një parim udhëzues për jetën tonë. Prandaj, ne vetë e gjejmë vendin mes tjetrit. Mes nesh dhe tjetrit, ka një filozofi të shquar në shërbim të shoqërisë në vend dhe në botë. Në thelb, gjithkush është një filozof!
I vetmi ndryshim në këtë mes është se kush kupton më së miri pozitën e tij në mesin e “Tjetrit” aspekti i të qenit filozof mbetet disi tek popullorja: “Kush leu e veten s’e pëlqeu”.
Pra, ai merr tipare krijuese dhe gjeniale përpos edhe arsyetimi i tij i vetëdiktohet mendimtarëve të shkëlqyer, për të sjellë në botë aspekte shpartalluese, inatçore e cinike ndaj koncepteve. Megjithatë, njeriu gjithashtu përpëlitet dhe gjen hapësirë në jetën dhe mendimin e përbashkët, duke heshtur rreth jetës së tij dhe duke lënë disi në hije ekzistencën e tij unike. Ne mundohemi në cipën e kësaj të përpiqemi të gjejmë kuptimin e jetës së tij. Me kalimin e kohës, një jetë e tillë, një kushtim apo një temë, neve na duket se është zhvilluar për të dalluar idetë që mund të pranojnë lehtësisht mendimin e tij, apo edhe mendimin tonë jashtë “tjetrit”. Është interesante, se si më parë kjo filozofi ishte e ndarë mes këtyre fjalëve. Dhe në hapësirë mbetet prapë që të përqafojë të gjitha idetë dhe fjalët që shfaqen e kundërshtohen mbi një temë të përbashkët të jetës. Kjo temë është aq e gjerë, sa po të përfshijmë të gjithë gamën e ideve dhe besimeve ndërtojmë një të ardhme të gjerë plot iluzione. Kur një person gjen një person tjetër që ndan të njëjtën ide, pastaj ai me të në të gjithë hapësirën dhe zbrazëtinë e ideve gjen dhe bën ngushëllim. Megjithatë, kur një grup mban të njëjtën ide, ndryshon mendimi i “tjetrit”, pra atëherë mund të shpërthejnë fraksione të rrezikshme.
Dilema e “Tjetrit”
Një ide e tillë shpesh herë nuk është shumë e qartë, ajo shpesh mbetet dilemë e “Tjetrit”. Ndërsa kjo ka lidhje me njohurinë direkt, pjesa e “Tjetrit” është veçse një aspekt shtytës dhe për inerci të botës që na rrethon. Kjo bëhet për të na dhënë një arsye të shëndoshë se nuk është thjesht pjesë e psikologjisë apo thjesht një teori e duhur. Megjithatë, e rëndësishme, që lidhja me njohurinë direkt, të jetë e shëndoshë nuk ndikon apo dikton ndonjë psikologji sa të “përmbushin këtë kriter”. Nëse do të braktiset me një sens të përbashkët fjala “psikologji” pa u diktuar fare, dhe të tjerret me fuqinë e fjalëve teorikisht me atë model që mbetet i qëllimshëm për të purizuar të gjitha nocionet, e psikologjisë së shëndoshë, do të duhej të rikushtëzohej, pra të parashtrohej se çfarë do të shpjegohet më tej me “Tjetrin”, me të cilin nuk do të jenë të ndikuara veprimet e njeriut, por mocionet trupore. Janë pikërisht këto mocione trupore, që ndikohen dhe diktohen në sjelljen tonë. Janë pikërisht këto mocione që na sillen si kusht për të privuar tjetrin. Thjesht se jemi ende në dilemën e gjatë të bashkëjetesës me “Tjetrin”. Nga njerëzorja kemi të drejtë. Nga filozofia dhe praktika duhet të ndryshojmë. Ndryshimi është ecje përpara. Është zhvillim nga pavarësimi, nga ikja prej “Tjetrit”.
Posted in ESSAY | No Comments »
Komunikim i kendshem shkencor permes argumentit dhe psikoanalizes
by admin.
Komunikim i kendshem shkencor permes argumentit dhe psikoanalizes
(Fjala dhe analiza e gazetarit Ruzhdi Jata gjate promovimit)
Fillimisht deshiroj te falenderoj inciatorin e kesaj veprimtarie me vlere per te gjithe ne dhe mjaft dobiprurese per mua,pasi me jepet rasti te kontribuoj pak edhe ne kete lem. Cfare dua te them me kete? Sinqerisht, e vleresoj si nje ndihme dhe nje shans pse ky promovim i librave te tre autoreve shqiptare: Fatmir Terziu, Sherif Bllaca dhe Gerta Jata orgnizohet edhe per vajzen time pra Greten,e cila i ka hyre rruges se veshtire dhe te stermundimshme te krijimtarise letrare. Me fjale te tjera e ndiej veten krenar.
Me lejoni tani te bej disa vleresime vetem per librin e Fatmirit, duke i kerkuar ndjese Sherifit dhe Gretes, dhe njeherit t’ju pershendes te gjitheve per pjesemarrjen tuaj duke percjelle mesazhin se per mua dhe besoj per te gjithe ne leximi i librave te Fatmirit eshte kenaqesi ,sepse ne to ndien forcen dhe besueshmerine e informacionit,te komunikimit te kendshem e shkencor dhe forcen e argumentit dhe te analizes se thelle ( ky
preferoj te jete edhe titulli i punimit tim),qe te shoqeron nga njera faqe ne tjetren dhe te befason per punen voluminoze e te palodhur, tere perkushtim te autorit Fatmir Terziu, qe kushdo ia ka zili.
Si dhe veprat e tjera edhe te “Kritika Ndryshe” ( Nje vezhgim ne brendesi te prozes dhe te poezise shqiptare, botuar kohet e fundit nga shtepia Botuese “Arberia”, Fatmir Terziu, shpaloset si nje krijues dhe kritik i kohes, prej nga meson shume gjera te reja. Pandeli Koci, nje shkrimtar i mirenjohur shqiptar shprehet: “ Keto qe shkruan Fatmiri ne nuk i kemi ditur atehere”. Dhe ai ka te drejte. Ne ishim mesuar me shume me vijen e kuqe, me boshtin ideologjik, me partishmerine e sllogane te tjera te realizimit socialist.Pra novatorja qe sjell F.T eshte guximi dhe origjinaliteti, eshte forca dhe karakteri, vecori keto qe i ndesh ne cdo faqe te librit ne fjale, duke e bere autorin teper te besueshem dhe te mirepritur edhe per botimet e tij te ardheshme, vecanerisht te pjeses se dyte te “Kritka Ndryshe”,pasi ky botim eshte pjesa e pare dhe marshalla nuk eshte pak,por plot 415 faqe.
Fatmir Terziu eshte i bindur se kritika duke i thururr
ditirambe shokut apo mikut sic bëjne disa kritike qe vegjetojne neper labirinthe te tilla i shkaktojne deme te pallogaritshme letersise shqiptare. Pra Fatmir Terziu eshte plotesisht i vetedijshem dhe i ndergjegjshem ne shijet e veta estetike. Ai din si ta zbuloje shpejt te bukuren ne veprat qe lexon dhe deshiron qe ate ta beje menjehere prone te te tjereve, te lexuesve te tij te shumte dhe qe e ndjekin hap pas hapi. Nje gje te tille autori ne fjale e reflekton ne botimet e perditshme qe na dergon ne te gjtheve permes Fjales se Lire. Ai kurre nuk eshte xheloz apo cmirexhi. Ne takimet dhe debatet tona per letersine dhe artin keto dikuri ai i cuan si mjaft negative.Nga ana tjeter, Fatmir Terziu urren superlativat dhe, si gjithnje, eshte i kujdeshshem dhe i kursyer, teper i vemendshem kur ktitikon .
Ne ato botime ku kritika eshte ekuivoke,( as mish as peshk apo lemonade) sic i thonim nedikur,ku mbizoterojne favoret, atje nuk ka letersi te vertete, atje nuk ka jete, atje mungon kultura dhe informacioni. Pra atje ka vec teori per teori ,ka ne fund te fundit copy and paste, - thote me shaka Fatmir Terziu.
Por le te ndalem ne nje apo dy momente te shkeputura per te ilustruar keto qe thashe.
“Kritika Ndryshe”eshte nje botim ne kohe, kur ndjehet boshllek per kete lloj risie te kritikes ne mbare hapsiren shqiptare. Eshte nje studim-produkt i Fatmir Terziut si nje lexues e studjues i kualifikuar perendimor dhe nje paraqites i zoti i vlerave krijuese ne prani te nje numeri te madh e te perzgjedhur krijuesish qe kane perse te krenohen me arritjet dhe krijimet e tyre.
Kjo veper shihet si nje paraqitje ndryshe ne forme dhe permbajtje. E gjitha qe perfshihet ne kete liber eshte nje analize e mirefillte, bashkekohore, eshte nje komunikim pikasjesh positive tek mjaft autore qe kane krijuar ne vite dhe qe vazhdojne te krijojne edhe sot. Mes kesaj pikasjeje eshte edhe ajo qe vjen per here te pare te lexuesi nga krijimet shkencore te autorit neper bibliotekat britanike dhe arkivave te tjera universitare. Nje element ky shume i ndjeshem dhe i rendesishem qe shihet ne tere prezencen e librit.
Autori sqaron qe ne fillim hapsiren rreth se ciles ai kushtezon tere kritiken e tij ndryshe rreth prozes dhe poezise
shqiptare. Duke pare krijimtarine e shkrimtareve me emer te letersise shqiptare dhe duke inkurajuar emra qe premtojne per te ardhmen e tyre, Fatmir Terziu krijon hapesira te larmishme per te parathene me shume se sa nje rruge e nisur krijuesish. Duke pare ne brendesi kapitullin e pare, kuptojme se ajo qe realizon autori eshte nje germim i thelle ne vlerekrijimtarine e mjaft penave shqiptare. Eshte teper e rendesishme te theksoj se autori nuk paramendon askend, as nuk qemton ndonje krijimtari, por vetem i thote lexuesit, studjuesit apo edhe akademikut se ne kete rruge eshte paraqitja e “realitetit” ne se do te lejohesha te perdor kete fjale ne kuptimin efikas e te kohes per kete lidhje. Autori kete efikasitet e ka vene ne sherbim te asaj qe Zejnulla Rrahamani thote te “Teoria e Letersise”: “Kritiken letrare eshte pak a shme me veshtire ta percaktosh per shkak te natyres se saj te gjere dhe te pranise se subjektivizmit ne te”.
Duke pare ate qe poeti dhe krijuesi Kosta Qorosi ka shprehur per kete liber,por edhe une si redaktor i tij them se eshte nje domosdoshmeri per t’u ndalur edhe tek ndonje hapsire qe eshte lene padasshje pathene, qe me siguri ju do ta plotesoni qofte edhe me pyetje. Por si perfundim vlerat e ketij libri e bëjne ate qe te menjanoje ndonje te paarrire apo edhe thjeshte ndonje perseritje te panevojshme.
Tema dhe terma te tilla si postmodernizmi, korrelacioni objektiv i poezise ilustruar me shembuj nga autore te juaj dhe te vendit jane vertete me shume interes jo vetem per ne,por vecanerisht per studentet dhe te rinjte si puna e Gretes e te tjerve ne salle qe kane nisur kete rruge. Ne se nje krijues ,- thote autori eshte shume original askush nuk e kupton ate.Ky eshte nje problem,jo vetem per
Krijmtarine letrare bashkekohore shqiptare, por edhe per ate qe levrohet sot ne te gjithe aspektin krijues. Eshte nje fakt qe shume krijues te tille, ose mjaft poete ne vecanti, kane mbetur disi ne rutinen e tyre te mbytur nga originaliteti i tepert. Une po shtoj dicka ne kete mes se mbaj mend se shume kohe me pare na thuhej qe te ishin sa me origjinale, te pasqyronim me vertetesi realitetin objektiv. Keto qe i thekson Fatmiri sot jane me shume interes,pasi sic thote ai,lexuesi mendon se shkruhet pakuptimshem, pa lidhje dhe pa ndonje aresye per t’u lexuar. Dhe autori shpjegon duke iu referuar Toma David, lector ne Universitetin e Birminghamit: “ Dhe ndoshta ky lloj poeti eshte teresisht i pakuptueshem, pa ndonje sens ne krijimin e tij, pra teresisht palidhje. Mjafton vetem kaq per t’i dhene te drejte P.Kocit se vertete ne nuk i dinim te gjitha keto atehere. Keshtu shpjegon autori edhe mjaft terma te tjera, si transformi gjenerik, duke i pare keto nen driten e psikoanalizes. Autori me te drejte thekson se nuk ka aresye qe mendimet e pathena te mbesin ne dileme, apo si dicka e huaj per veshin e krijuesve, studjuesve, analisteve dhe kritikeve.
Ne kapitullin e dyte te kritikes ne afersisht 150 faqe Fatmir Terziu ben fjale per subjektivizmin, duke e pare kete ne nje kenveshtrim te ri ne prozen e disa autorve te diteve tona dhe duke e konkretizuar me detaje te vecanta qe meritojne vemendje dhe nje analize tjeter te hollesishme. Aty lexuesi do te gjëje informacionin e duhur bashkekohor per detajin artistic, per realitetin pragmatic, narracionin dhe karakteret, elementin kohe etj. Kritika Ndryshe ploteson shume dobesi e boshlleqe duke folur qarte e bukur. Krijuesit e perfshire dhe ato qe do te perfshihen ne vellimin e dyte te autorit duhet te jene krenare se ato nuk jane “ledhatuar” apo “qortuar”,por vlerat e tyre jane shtruar ne “ sofren letrare” me penelin e bashkekohores. Ky botim eshte me shume interes per biblioteken e cdo intelektuali. Eshte fat qe ne e kemi ne Angli autorin. Puna jone eshte t’i propagandojme leto libra, sic eshte edhe qellimi i ketij aktiviteti.
Faleminderit dhe i uroj shume sukses autorit dhe te gjithe juve, te nderuar zoterinj.
Ruzhdi Jata
Gazetar
Posted in ANALIZA DHE KRITIKA LETRARE | No Comments »
Promovime librash në Londër
by admin.
Sami Islami
Në një nga restorantet luksoze, pronë e një biznesmeni shqiptar në Londër u zhvillua promovimi i pesë librave të autorëve shqiptarë me banim në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte pikërisht Restoranti “Nona” në Kilburn që priti qindra vetë, krijues, miq e dashamirës të autorëve në këtë promovim të librave të autorëve, Greta Jata, Sherif Bllaca dhe Fatmir Terziu. Këtë promovim e organizonte Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Exil (ECPE) me qendër në Londër. Sekretarja e kësaj shoqate, poetja dhe gazetarja e mirënjohur, Valbona Luta, që në fillim bëri me dije të pranishmit për librat promovues të mbrëmjes së asaj dite. Ajo tha se në këtë ambient të bukur, festiv dhe kulturor, të zbukuruar me flamuj dhe lule, në këtë ambient me këngë, muzikë dhe ushqim tradicional shqiptar, jemi për të promovuar librin e fundit të autores së vogël Greta Jata, librin me poezi të Sherif Bllacës dhe gjithashtu për të promovuar e për të thënë fjalën tonë për punën e nderuar dhe të suksesshme të shkrimtarit dhe studiuesit Fatmir Terziu në tre librat e tij të fundit, dy prej të cilëve tashmë dihen janë në fushën e studimeve të prozës, poezisë, filmit dhe medias dhe tjetri një
vëllim tepër i arirë në fushën e tregimit. Ajo shtoi se sot në këtë sallë na bashkon pikërisht mundi, dija dhe djersa e këtyre tre figurave tona me mosha relativisht të ndryshme, që i janë vënë sot në ballë tërë krijimtarisë letrare dhe studimore në mesin tonë. Zonja Luta, foli për të tre autorët dhe librat e tyre duke veçuar ato që janë thënë nga pena të kritikës dhe fushës së letrave. Duke vazhduar fjalën e saj ajo shpalli si surprizë të saj disa dhjetra letra përshëndetëse që vinin nga të katër anët e Globit, me ç’rast uroni krijuesit protagonistëtë kësaj nate tejet kulturore dhe
festive. Ishin midis të tjerave letrat që vinin nga Franca, Kanadaja, Suedia, Belgjika, Zelanda e Re, Amerika, Greqia, Italia e tjerë. Shkrimtari Aleko Likaj në një urim të tij ndalej në një analizë të veprave të autorëve dhe uronte krijuesit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Poetja shqiptare, Iliriana Sulkuqi nga SHBA i bashkohej sallës me fjalët: “Shoqatës së krijuesve shqiptarë në ekzil-Londër:
Të nderuar drejtues dhe anëtarë të shoqatës së krijueve ne ekzil, mirëse jeni mbledhur sëbashku në këtë festë shumë domethënëse, që ka lidhje të drejtë përdrejtë me kulturën e një kombi.
Ka disa festa, që shqiptarët, tradicionalisht, ndër vite, kudo që janë ndodhur, janë mbledhur dhe kanë festuar sëbashku. Kështu përshembëll :Dita e Flamurit, Ndërrimi i viteve, 7-8 marsi,…etj. Por ka edhe një festë tjetër, nga më të
bukurat, që mbart në vetvete të gjitha festat simbolike. Dhe kjo festë, e cila gjithnjë e më shumë po merr rëndësi dhe vlera të veçanta është Festa për librin. Të mblidhesh për të festuar dhe për të uruar autorin e një libri, është vlerësimi më i madh që i bën jo vetëm krijuesit, por gjithë krijuesve, mbarë kombit dhe shoqërisë.
Të dashur bashkëkombas, miq dhe kolegë !
Ndjej një gëzim të shumëfishtë për festën tuaj të sotme dhe do të kisha shumë dëshirë të isha pranë jush.. Dhe kjo ka disa arësye. Rrallë ndodh të mblidhesh e të festosh njëherësh për tre krijues, siç jeni mbledhur ju. Ndjej një krenari legjitime që midis tyre tyre promovohet me tre librat e sapobotuar, miku, kolegu dhe bashkëqytetari im Fatmir Terziu. Fatmiri hyn jo vetëm tek penat e arta të letrave shqipe, por edhe tek njerezit e rrallë, që di të mbledhë rreth vetes krijues nga të gjitha moshat, nga të gjitha trojet tona dhe kudo që i ka hedhur fati, rreth « Fjalës së Lirë ». Jeni me fat që Fatmirin e keni midis jush.
Po kaq më gëzon edhe fakti që, ju , të dashur drejtues
të shoqatës, promovoni edhe krijuesen më të re Greta Jata. Kush përkrah talentet e reja, i bën dhuratë kulturës së kobit të tij-Vazhdimësinë. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj nga zemra. Me gjithë shpirt i uroj suksese edhe Pejakut Sherif Bllaca. Suksese dhe festofshi sa më shumë të tilla festa, miq të nderuar! Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju - Iliriana Sulkuqi, Brooklyn, New York, 20 qershor, 2009”. Urimi më i mirëpritur ishte ai që vinte nën firmën e dhjetra krijuesve të Shoqatës Mbarëshqiptare “Drita” dhe stafi i revistës “Pelegrin”, me të cilin urohej një vazhdimësi dhe një sukses i gjithanshëm për të gjithë krijuesit. Në këtë urim domethënës, shkrimtari dhe kryetar i shkrimtarëve të “Drita”, Nase Jani uronte të gjithë. Urime telefonike morëm edhe nga poeti dhe kritiku Arqile Gjata e mjaft të tjerë. Më pas folën protagonistët e kësaj salle. Zoti Terziu uroi të dy autorët e tjerë në arritjen e tyre, dhe i uroi sallës plot një natë të këndshme dhe festive. Më pas fjala u morr nga Talat Pllana, Ruzhdi Jata, Petrit Kuçana, Sami Islami, Greta Jata, Selman Lokaj, Lutfi Vata e të tjerë. Zoti Pllana nw fjalwn e tij midis tw tjerave tha: “Rastësisht dëgjova me vëmendje intervistën në BBC që Gazetari i mirënjhour BBC-së, Ragip Luta, i mori ditën e enjte më datë 18 Qershor, në një nga studiot e BBC-së në Bush House të Londrës, shkrimtarit dhe analistit shqiptar, Fatmir Terziu. Kjo ishte rastësi për mua, por jo rastësi vepra, fakti dhe librat e Fatmir Terziut. Kam patur rastin ta njoh e të bashkëpunoj me të në disa drejtime. Dhe them me plot bindjen se ai është një njeri intelekt, energjik, profesional dhe shumë i gatshëm e zemërgjerë në ndihmën ndaj të tjerëve. Sot flas për librat e tij. Ai vjen në poezi, prozë, studime dhe kritika, analiza dhe materiale hulumtuese në fushën e filmit, medias dhe teknologjisë. Kështu ai mbetet një shqiptar kompleks, një krijues me vlera në fushën e artit dhe kulturës shqiptare. Në jemi krenarë që kemi midis nesh një intelektual dhe një krijues të tillë. Duke patur rastin të lexoj disa nga librat e Fatmirit, dhe atao nuk janë pak por nëntë të tilla në fusha të ndryshme, dhe me kaq sa mund të përcaktoj unë në këtë sferë, them se vëmendja ndaj fatmir Terziut dhe krijimtarisë së tij, duhet shtuar e përqëndruan më tej në rafsh më të gjerë. Kam parë filmat e tij në Britfilms dhe kam ndjekur, duke patur fatin e mirë në vitin 2006, të shoh filmin e tij të shfaqet në Curzon, aty ku shfaqen filmat britanikë. Sot mjafton të shtypësh kërkuesin në google dhe e sheh kush është Fatmir Terziu. Edhe në British Library, krahas mjaft autorëve të tjerë shqiptarë janë librat e zotit Terziu. Njëkohësisht uroj edhe dy autorët e tjerë modestë, Jatën dhe Bllacën. Urime.” Poeti Selman Lokaj, solli humor dhe duartrokitje në sallën plot nga vargjet e tij tejet dashamirëse. Bashkë me fjalët e të tjerëve qëllimi i tubimit promovues ishtenjë mesazhi qartë i seriozitetit të botuesve. Këtë e shprehu edhe fjala dhe praniae gazetarit britanik James Withsher, i cili mori përsipër transmetimin e këtijevenimenti në mjaft media vendase.
Duke shtuar për veprat e Terziut, Withsher u shpeh se kishte mbetur i befasuar. “Librat që sot ai promovon janë një krenari më shumë për rrugën e tij në fushën krijuese”.
Posted in ANALIZA DHE KRITIKA LETRARE | No Comments »
VOTA E MUNGUAR
by admin.
Fatmir Terziu
Pesë aktivitete zunë vend kronologjik në zhvillimin komunitar të shqiptarëve në Britaninë e Madhe gjatë dy javëve të kaluara. Ishin aktivistët e “Shpresa Programme”, “Sfida”, “Surrey”, “Nënë Tereza”, “Ardhmëria” dhe “Newborn” që zhvilluan aktivitete të ndryshme sipas projekteve dhe programeve të tyre. Në të pesë projektet thelbi ishte integrimi komunitar i shqiptarëve në mesin e komuniteteve të tjera në Britani të Madhe. U shpalosën projekte, programe dhe ide. U fol për integrimin dhe plane të tjera. Ndërkohë në asnjë nga këto tubime asnjë fjalë nuk u fol dhe u përçua në lidhje me situatën parazgjedhore në Shqipëri, apo edhe me atë që pritet për Pushtetin vendor në Kosovë. Kësisoj nga vetë mënjanimi vëmendjes së këtyre tubimeve nga proceset zgjedhore në Shqipëri dhe në Kosovë, vetëdijshëm çon vëmendjen në një pikë të rëndësishme që determinon tek fakti se emigrantët e integruar në Britaninë e Madhe, radhëherë e kanë mendjen tek procese të tilla. Shkurt edhe kësaj here vota e tyre nuk do të ndjehet. Vota e emigrantëve shqiptarë në këtë vend Perëndimor e tejet demokratik dhe me ligj favorizues ende duket larg kutive të votimit për të thënë fjalën e tyre ligjore për ligjvënësit shqiptarë të ardhshëm. Kemi parë në rate të tilla mjaft komunitete të tjerë emigrantësh të thonë fjalën e tyre pranë kutive të votimit. Kemi ndeshur edhe me protesta për vjedhjen e votave gjetkë në vendet e tyre nga vijnë. Por ende në mesin tonë nuk kemi ndjerë një gjë të tillë. Kështu kjo të jetë thjesht një mospërfillje dypalëshe?
Ndërsa është folur e komentuar shumë para këtij procesi në rangjet politike shqiptare, në valën e nxehtë të saj premisat janë shumë larg. Kësisoj vota e munguar e emigrantit shqiptar në Britani të Madhe, disi mënjanon dhe krijon një hendek me të çara për të ardhmen. Largimi i votës së emigrantit, ndoshta për një moment si ky i tashmi duket disi konfuz dhe pak-problematik, por për një periudhë tjetër ai do të ketë arsye të tjera më të ndërlikuara dhe problematike. E para lidhet me fatin e brezave. Kur vota e mohuar vjen për prindërit e tyre, një votë për ta do të duket akoma më e vështirë për tu siguruar. Dhe natyrshëm një pyetje e tillë sot, pikërisht për një votë të munguar nga mijëra emigrantë në këtë vend, edhe pse duket disi konfuze dhe pa përgjigje, prapëseprapë nevojitet të përmendet me qëllim që të paktën hapësira katërvjeçare të shënojë një fat tjetër për votën, të paktën për këtë të drejtë të sanksionuar me ligj. Pak kohë më parë gazetari Agim Jazaj do të shprehej në një nga gazetat shqiptare pikërisht kështu: “Emigrantët shqiptarë, të endur në gjithë botën, votojnë në të 100 zonat elektorale dhe zgjedhin të 140 përfaqësuesit, më të lartë të shtetit shqiptar, deputetët e vendit. Emigrantët zënë mbi një të tretën e numrit të popullsisë dhe, duke votuar përcaktojnë, gjithashtu edhe të gjithë përfaqësuesit e pushtet vendor. Kjo nuk është një fjalë goje, e nxjerrë nga një emigrant i thjeshtë, qoftë ai në Athinë, Romë, Gjermani, Zvicër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj, por ka dhe arsyetimin e vet bindës…”. Dhe sipas zotit Agim Jazaj “Pavarësisht prej kësaj si edhe pse u kanë premtuar deputet të ndryshëm nga të gjithë forcave politike, emigrantët janë harruar.
Kështu më tej vlen të ritheksohet edhe ndonjë interpelancë parlamentare e premtuar dhe kaq shumë e pritur prej tyre, nuk është zhvilluar. “Vota e emigrantëve, për shumë arsye të përligjura, ka orientuar zgjedhësit dhe ka përcaktuar të zgjedhurit, sepse: Kontributi Së pari, emigrantët shqiptarë japin kontribut në “skemën e kafshatës” dhe si është pohuar me zërin e ngritur “Shqipërinë e mban gjallë emigracioni”. Ky është një përfundim i nxjerrë dhe i prekur nga qytetarët në shumicë, nga përfundimet mediatike të publikuara, si dhe nga politika që e ka pranuar, ndoshta, me gjysmë zëri. Së dyti, emigrantët ose diaspora e re, përveç përfitimit më shumë të të ardhurave, sjell nga jashtë vendit edhe më shumë qytetërim, kulturë e civilizim, një pasuri e pa kosto dhe mjaft dobiprurëse për emancipimin dhe civilizimin e shoqërisë sonë, shoqëri e cila aspiron përfshirjen në Bashkimin Evropian. Pra, vjen nga vende më të pasura ekonomikisht si dhe të pasura me qytetërim. Shumtë individë evidencohen dhe nga radhët e emigrantëve shqiptarë, të përfshirë e të integruar në jetën shoqërore vendase, të politikave emigratore europiane e botërore, por dhe të biznesit vendas.
Madje, mësohet se në Itali një emigrant shqiptar drejton, Bashkinë e Sardenjës! Edhe pse në Britaninë e Madhe ende nuk ka ndonjë rast të tillë, ajo që vlen të theksohet është se ka edhe tentativa të mira intelektuale, si rasti i Dr Mirela Bogdanit që ka synuar të futet në radhët e kandidatëve për Parlamentin Evropian. Ka edhe disa raste kur ndonjë emigrant ka pranuar edhe ndonjë ftesë të kandidojë në radhët e forcave politike në Shqipëri për të hyrë në parlamentin e ardhshëm, por ende nuk shihet që në Shqipëri të evidencohet një rast kur t’i jetë ofruar një shqiptari të mirëformuar në emigracion nga politika për të garuar për kreun e një pushteti.
1:06 PM | Permalink | click to add a comment
|
MON 15 JUN |
IDEA QË VJEN NGA “SFIDA”
|
Fatmir Terziu
Të shtunën e 13 Qershorit Hounslow dukej ndryshe. Jo thjesht kjo ‘ndryshe’ i përkiste një kohe me diell dhe tejet të kthjellët, por se pikërisht në atë ditë rreshta e grupe pambarim shqiptarësh kishin krijuar një pikëlidhje të tendosur me “Civic Centre” ku shoqata shqiptare “SFIDA” me drejtuese, intelektualen e palodhur dhe aktivisten e mirënjohur, Kadime Jata, zhvillonte prononcimin dhe hapjen e një projekti tejet domethënës dhe shumë interesant. E folura shqip që ngjizej me pankartat dhe tabelat drejtuese e të shumta që të shpinin tek qendra e tubimit dukej thjesht pjesë e kësaj ‘ndryshe’ të trembëdhjetë qershorit. Ndryshe ishte edhe koncepti. Ndryshe
vinte edhe idea. Pra, krejt ndryshe, në një hapësirë model funksiononte e gjitha në këtë projekt të “Sfidë”-s. Dhjetra e dhjetra aktivistë me kostume tipike shqiptare, dhjetra e dhjetra mikpritës që demonstronin kulturë, po aq edhe qindra të tjerë që ndodheshin në gatishmëri nuk ishin thjesht protagonistë të sallës, as edhe thjesht dëgjues të fjalës, por edhe interpretues të saj. Salla e ngjeshur me të pranishëm nga tw katër anët e Londrës, tregonte dhe fliste qartë se kur idea vjen nga “SFIDA”, tingëllima ndryshe është me plot kuptimin e fjalës në shërbim të komunitetit dhe integrimit.
Jashtë sallës binte në sy pastërtia, gjelbërimi, parkim i bollshëm, krejt pamja vizionare e ambientit joshës. Në sallë binin në sy hapësira dhe bollëku. Frymëmarja e lirë dhe modelimi konkret i tubimit festiv. E hapura dhe hapësira e fjalës për mjaft komunitete të tjera, përfshirë edhe nga komuniteti somalez në Londër e bënte sallën më interesante, idenë më të dobishme në tërë kuptimin e kulturës dhe bashkëjetesës së lirë dhe në progres. Vetë projekti i linçuar nga intelektualja e mirënjohur Jata, kumtonte thelbin e tubimit festiv dhe njëkohësisht transmetonte mesazhin e qëllimit njohës e preventues. Fjalën e kishin pra të gjithë, tribuna fliste e salla pyeste, brezat drejtonin dhe të tjerët vazhdonin si në iso tematikën e ditës. E gjitha jashtë rutinës. E gjitha me fjalën e bukur të drejtueseve rinorë që udhëhiqeshin nga talenti i papërsëritshëm i Greta Jatës,
autores së tre librave në gjuhën angleze, dhe me një moshë vetëm 12 vjeçare.
Pra jashtë modeleve që jemi mësuar tw dëgjojmë me fjalë vetëm nga tribuna, ideja e tubimit ishte konceptuar në formën e një workshopi model me pjesëmarrje tw gjerë. Gra, familjarë, tw rinj dhe burra natyrshëm, plotësonin atë që shqitazi i shfaqej zbrazëtisë dhe momentit. Ruzhdi Jata një aktivist i njohur gjendej për tw plotësuar këtë zbrazëti. Dhe kështu kur fjalën e morën përfaqësuesi i policisë britanike, i ambasadës shqiptare, i komunitetit shqiptar salla nuk ndjehej
vetëm, nuk pëshpëriste, sic ndodh në kohë tubimesh me fjalime, por ishte e përqëndruan si në leksionet e interesuara të studentëve para provimeve të tyre. Fjala e myftiut shqiptar, Mehmet Stublla, i prezantuar nga organizatorët edhe si një njeri i medias dhe reporter i kohës së luftës së Kosovës për disa stacione të huaja televizive, solli një interesim të jashtëzakonshëm në këtë tubim model. Fjala e drejtueses Jata ishte një vëmendje më vete, në të dy gjuhët anglisht dhe shqip. Zoti Lutfi Vata, kryetar i Forumit të shoqatave të Bashkuara shqiptare, solli një vëmendje më vete. Edhe fjala e Sekretarit të Parë të Ambasadës, Eno Jegeni, ishte një fjalë që shoti interesimin në sallë.
Pastaj vallja, muzika, kënga e mjeshtrit Abedin Hajdarmataj solli emocione të tjera. Kërcehej deri në sallën tjetër.
Posted in Komunitet | No Comments »
Në N I L Prodhime të ndryshme
by admin.
Nga Ditari i Luan Cipit
Pasi u lirova nga sherbimi usharak i detyruar, bëra dy muaj pushim dhe u çmalla me familjen, miqtë e shokët e deri me “gurët e sokakut”. Isha për ditë me shokët e mi të dashur, Niko Gjyzari e Filip Minga, gjithashtu të liruar, para kohe, nga shërbimi ushtarak.
Shpejt fillova nga puna. U vendosa në Ndërmarrjen Lokale të Prodhimeve të Ndryshme Vlorë, në detyrën e kryenormistit. Kjo ishte ndërmarrja lokale më e madhja e rrethit të Vlorës, me shtrirje në qytetin e Vlorë dhe në atë të Fierit. Në repartet e shumta, krejt të ndryshme në teknologji, prodhoheshin disa lloj mallrash të nevojshme për ushqimin e popullatës, por dhe materiale ndërtimi, shtypshkrime e deri qeramikë. Ndër produktet kryesore të ndërmarrjes ishte buka, kryesisht misër dhe grurë, me disa asortimente, por më së shumti, buka masive dy kilogramshe. Produkte të tjera ushqimore ishin biskota masive cilësi e tretë, llokume, tahin hallva, marmelatë dhe sallam. Po këtu, prodhoheshin të gjitha llojet e mobilje orendive të nevojshme për popullatën dhe entet, arkat e ambalazhit dhe vozat e drurit, kadet, zgjojet e bletëve dhe dybekët. Reparte të veçanta prodhimi ishin për tullat dhe tjegullat me kumi primitive, për gëlqeren me fura primitive dhe për poçerinë e trashë si shtamba, katruve e vazo qeramike. Po në këtë ndërmarre ishin përfshirë dhe shtypshkronjat, për nevoja publike dhe të enteve shtetërore deri në shtypjen e gazetës lokale, të buletineve, broshurave dhe të ndonjë libri të vogël. Ne, formalisht, ishim ndërmarrje lokale, por vartësia dhe drejtimi tekniko-operativ ishte nga Ministria e Industrisë në Tiranë. Edhe baza e furnizimit materialo teknik planifikohej dhe realizohej nga Drejtoria e Industrisë Lokale në Tiranë, sipas kritereve unike, në mbarë vendin.
Mu desh të përgatitesha dhe të nisesha shpejt në Tiranë dhe të merrja takim me drejtuesit tanë kryesor me Shkëlqim Zaloshnjen, Ernest Bushatin dhe Tef Gjonajn, specialistë të aftë dhe dashamirës, të cilët më provuan për aftësitë e mia, më instruktuan, më udhëzuan, duke më kualifikuan si teknik të mesëm e duke më dhënë titullin “normist teknik”, me ndikim në rritjen e menjëhershme të pagës.
Puna që bëja, duke pasur disa normistë nën vartësi, për llogaritjen e pagave dhe të normave të punës, për të nxjerrë treguesit statistikor të punës, për të planifikuar në kosto e në planin financiar të ndërmarrjes kohën e punës dhe pagat , si dhe për të ndjekur “emulacionin socialist”, më jepnin kënaqësi të veçantë. Unë bëja një pune konkrete e të dobishme dhe pasqyroja në praktikë, çka, paralelisht mësoja teorikisht, sepse, në të njëjtën kohë përgatitesha dhe jepja provimet në Universitet. Nga ana tjetër, duke qënë në mes të njerëzve që me donin dhe më çmonin, e gjeja mirë veten time dhe angazhohesha më tej, gjerësisht në shumë drejtime e veprimtari rinore.
Ishte kjo periudha më e ngarkuar e më intensive njohëse dhe produktive e gjithë jetës sime, duke marrë pjesë në veprimtaritë sportive, artistike, kulturore e shoqërore: Përfaqësoja Rrethin e Vlorës, në ekipet sportive të gjimnastikës në vegla, të mundjes dhe të ngritjes së peshave. Në Shtëpinë e Kulturës së qytetit, me regjisor Nazmi Bunjakun, në rolin e Markut, morra pjesë dhe dhamë me sukses shfaqjen e komedisë së Minush Jeros “Fejesë me Ngatresë”. Në Estradën Profesioniste të Qytetit, së bashku me Eqerem Kushtën dhe Ramadan Batallin morra pjesë në Grupin e Akrobatëve. Në SHNUM marr pjesë në qitje dhe në kanotazh; ndjek kursin për drejtim motoçiklete dhe zgjidhem në Kryesinë e ShNUM.-it për Rrethin. Tani duken si çudi gjithë këto veprimtari në të njëjtën kohë, por janë tamam kështu. Këto shpjegohen me energjinë rinore dhe atmosferën entuziaste dhe dashamirëse, nxitëse, për realizimin e deri të pamundurës. Kjo ishte dhe një metodë pune intensive e organizuar, qëllimisht, për ta larguar rininë nga rrugë ‘qore’ dhe nga organizimet spontane kundërvënse, për ta pasur nën kontroll energjinë e pashtershme e shpërthyese të saj.
Drejtor Ndërmarje kishim Ramadan Hoxhën, një veteran, i dalë me sukses nga lufta dhe pas pak kohe pune si oficer ne ushtri, me entsiazmin dhe vendosmërinë e tij, drejtonte dhe ekonominë shtetërore të porsa krijuar. Më pas, per te drejtuar ndermarrjen erdhën Hamdi Kapo, Skënder Neimi, Haxhi Xhemali dhe Nesti Qafzezi. Shokë të tjerë në administrate dhe në prodhim ishin: Pandeli Mërkuri, shef plani, qe pas tre vjetësh, ndruam vendet me të, njeri i mrekullueshëm, i matur dhe i kulturuar; Aristidh Kaçi, shefi i financë kontabilitetit, një ish nxënës i Shkollës Tregtare të Vlorës, minoritar, për të cilin kam shkruar, veças gjerësisht; Mellani Qirko, Suta Muço dhe Kaliopi Papalilo, llogaritare; Valentina Rista, Katina Osmani, punonjse kuadrit; Et’hem Suljoti, Dalip Hyseni, Tozo Shakaj, Besho Rezo, Niqi Koka, Andon Panozaqi, Miti Rrumbullaku, Koço Masho përgjegjsa repartesh; Zydi Kapo, Liljana Belshi, Muço Boci dhe Sulo Gjylbegu, normistë repartesh; Manol Bono, Neptun Bega, Fabit Beqiri, Mario Dhimitri e Millka Gjidede, ekonomistë, etj., si dhe qindra punëtorë, shokë të mi, të dashur, të aftë dhe të mençur, me të cilët konsultoheshim dhe bashkëpunonim çdo ditë, në punë dhe jashtë pune, si: marangozët Xhelal Metushi, Llambi Koçi, Kamber Xhelo, Sokrat Billa, Sokrat Kuci, Vasil Moçka, Sefer Dauti, Rasim Bejkosala, Vangjel Duni, Andon Shtrepi, Nonda Dede, Rezhep Rapushi, Selim Shabani, Faik Barjami, Kujtim Ziaj, Arif Lushaj, Halil Xhindi, Hysen e Enver Bani, Erkyl Bejkosala, Sazan Çaçi, Fiqiri Azisi, Fatosh Çobo, Novruz Kaçi, Nuri Maze, Thoma Çaçi, Kristaq Dine, Ramadan Batalli, Spiro Petricopuli, Sotiraq Çome, Fatmir Gjebrea, Rasim Gjoka, Thoma Dumani, Piro Gushali, Zoi Lame, Meleq Liçaj , Zybi Nekiu, Arqile Karbunara, Lavdosh Belshi, Thoma Kapo, Lame Zoga, Hajdar Xhyheri, Nuri Fetahu dhe dhjetra të tjerë; tipografët Marko Mina, Stefan Bocova, Toli Stefani, Aqif Sadiku e Vangjel Lame; mekanikët Xhelal Veizi, Toto Barjami; furxhijtë Burhan Bute, Cac Mita, Pandeli Arapashi, Farudin Myslymi, Rapi e Meleq Arapi, Kristaq Gore, etj.; sipërmarsit e prodhimit të gëlqeres Jasim Balo dhe Lulo Bodo; poçaret Bejo Malaj dhe Kola Qari; shoferët Nasi Çobani, Nako Truja, Vangjel Ceko, Kozma Pjero; inxhinjerët Panajot Suli, Syrja Zoga, Mitat Abeni, Fadil Muço, Nikolla Bej.
Në këtë ndërmarrje unë kam punuar më gjatë, ndarë në dy periudha kohe: Qershor 1956, deri korrik 1961, pak më shumë se 5 vjet dhe nga maji i vitit 1965 deri në shkurt të vitit 1970, gati 5 vjet, pra gjithsej 10 vjet pune.
Me këto periudha kohe lidhen ngjarje nga më të rëndësishmet e jetës sime sportive, ashtu sic i kam paraqitur posacerisht.
Posted in DITAR | No Comments »
Shoqatës së krijuesve shqiptarë në ekzil-Londër
by admin.
Iliriana Sulkuqi
Të nderuar drejtues dhe anëtarë të shoqatës së krijueve ne ekzil, mirëse jeni mbledhur sëbashku në këtë festë shumë domethënëse, që ka lidhje të drejtë përdrejtë me kulturën e një kombi.
Ka disa festa, që shqiptarët, tradicionalisht, ndër vite, kudo që janë ndodhur, janë mbledhur dhe kanë festuar sëbashku. Kështu përshembëll :Dita e Flamurit, Ndërrimi i viteve, 7-8 marsi,…etj. Por ka edhe një festë tjetër, nga më të bukurat, që mbart në vetvete të gjitha festat simbolike. Dhe kjo festë, e cila gjithnjë e më shumë po merr rëndësi dhe vlera të veçanta është Festa për librin. Të mblidhesh për të festuar dhe për të uruar autorin e një libri, është vlerësimi më i madh që i bën jo vetëm krijuesit, por gjithë krijuesve, mbarë kombit dhe shoqërisë.
Të dashur bashkëkombas, miq dhe kolegë !
Ndjej një gëzim të shumëfishtë për festën tuaj të sotme dhe do të kisha shumë dëshirë të isha pranë jush.. Dhe kjo ka disa arësye. Rrallë ndodh të mblidhesh e të festosh njëherësh për tre krijues, siç jeni mbledhur ju. Ndjej një krenari legjitime që midis tyre tyre promovohet me tre librat e sapobotuar, miku, kolegu dhe bashkëqytetari im Fatmir Terziu. Fatmiri hyn jo vetëm tek penat e arta të letrave shqipe, por edhe tek njerezit e rrallë, që di të mbledhë rreth vetes krijues nga të gjitha moshat, nga të gjitha trojet tona dhe kudo që i ka hedhur fati, rreth « Fjalës së Lirë ». Jeni me fat që Fatmirin e keni midis jush.
Po kaq më gëzon edhe fakti që, ju , të dashur drejtues të shoqatës, promovoni edhe krijuesen më të re Greta Jata. Kush përkrah talentet e reja, i bën dhuratë kulturës së kobit të tij-Vazhdimësinë. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj nga zemra.
Me gjithë shpirt i uroj suksese edhe pejakut Sherif Bllaca.
Suksese dhe festofshi sa më shumë të tilla festa, miq të nderuar!
Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju -
Iliriana Sulkuqi, Brooklyn, New York
20 qershor, 2009
Posted in PROMOVIME, Uncategorized | No Comments »
RRETH ETIKES KONTEMPORANE
by admin.
ROBERT MARTIKO
Në lidhje me anën filozofike të temës rreth ndershmërisë në ekzistencializëm gjej mjaft interesant qëndrimin e Zhan-Pol Sartrit i cili konsiderohet si një nga mbeshtetësit me kryesore të ekzistencializmit ateist. Eshtë pikërisht filozofia kontemporane ajo që mëson femijët e Civilizimit Perëndimor, qysh ne bangat e shkollës: “Duaj më shumë dhe në radhë të parë vetveten.”
Historikisht idealistët kanë mësuar se Perëndia e krijoi njeriun sipas pamjes së tij… Kjo do të thotë se në fillim ekzistonte ideja në kokën e Krijimtarit dhe sipas saj u krijua Njeriu. Ndryshe mund të shprehemi se ekzistonte thelbi, ndergjegjia apo esenca në kokën e Zotit e në bazë të saj u krijua njeriu. Ekzistencialistët ateistë thonë të kundërtën: “Perëndia nuk ekziston.” Se në fillim njeriu lind e në vijim gjatë procesit jetësor, ky krijon thelbin, ndergjegjen apo esencën e tij. E megjithatë Sartri në thellësi e kupton se do të ketë probleme me shoqërinë njerëzore, pasi u drejtohet njerëzve të përpiqen të formojnë vetë ndërgjegjen e tyre.
Këtë pikë të dobët në filozofinë ekzistencialiste të cilën mund ta quaj thembra e Akilit kam shfrytëzuar në një nga tregimet e mia të titulluar “Zhan-Pol Sartri apo mrekullia e çakenjve”… Aresyeja është fare e thjeshtë. Duke prerë lidhjet me qiellin, Sartri u pret rrugën njëkohësisht edhe modeleve qiellorë. Arrij në këtë konkluzion, pasi vetëm prototipat e jashtëzakonshëm, të cilët i përkasin botës shpirtërore, janë yje të madhësisë së parë. Janë pikërisht ata që ndrydhen e sakrifikohen deri në ekstrem në emër të idealeve më të larta njerëzore.
Në anën tjetër qëndrojnë simpatizantët e parasë dhe materies të cilët përfaqësohen me simbolin e derrit të kënaqur. Nuk është vetëm shprehje e Migjenit por edhe e Angela Merkelit… Pikërisht me fjalën schwein (derr) karakterizoi bankierët e vendit të saj kançelarja aktuale gjermane para disa muajsh.
Sa për moton e mësipërme “Duaj më shumë dhe në radhë të parë vetveten”, sigurisht nuk mund ta mohoj se ndihmon njerëzit të dalin nga primitivizmi i shoqërive të mbyllura e të prapambetura. Por nga ana tjetër e largon shoqërinë, madje me ritme galopante, nga parimet e moralit të cilat të mësojnë dhe të drejtojnë drejt dashurisë, heroizmit, karakterit të fortë, sakrificës, besës dhe mjaft cilësish të tjera hyjnore.
Kjo është arsyeja që shoqëria kontemporane, perëndimore bluhet me plot kuptimin e fjalës prej drogave, prostitucionit, krimit, shthurjes seksuale, korrupsionit, rënies së ndërgjegjes qytetare, zbrazëtisë shpirtërore, diabolizimit të jetës së përditëshme dhe mjaft fenomenesh të tjera që largojnë gjithnjë e më shumë njeriun nga morali.
Posted in ESSAY | No Comments »
KOHA E RINISË
by admin.
KOHA E RINISË
Nxënës në Teknikumin Financiar
(Nga ditari i Luan Cipit)
Më 16 tetor 1949 nisem për Tiranë. Më kishte dalë e drejta e vazhdimit të shkollës së mesme, në atë që quhej “Teknikumi Financiar” Tiranë. Viti i ri mësimor kish nisur më 1 shtator dhe unë vazhdoja, normalisht, Gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë, kurrë më njoftuan se, nga kontingjenti rezervë, kisha përfituar dhe unë bursë shteti dhe do shkoja, pas kësaj, të banoja në një konvikt, në kryeqytet. Babai im, me mëshumë njohuri për shkollat dhe me përvojë, u entusiasmua më shumë nga të gjithë. Kjo ishte e vetmja shkollë e mesme me profil ekonomik dhe me mësuesit e sprovuar të ish Tregtares së Vlorës, me emër për kohën. Politeknikumit “7 nëntor”, Teknikumit Bujqësor (ish Shkolla e Dakes), Teknikumi Financiar dhe Teknikumit Mjekësor ishin shkolla të rëndësishme, të profilizuara, për të nxjerrë kuadrot e para, të domosdoshme për drejtimin e ekonomisë së shtetit të ri në zhvillim.
Teknikumi Financiar “11 janar”, e mori këtë emër për nder të ditës së shpalljes së Republikës Popullore të Shqipërisë. Ai u vendos në rrugën e Durrësit, për karshi centralit të vjetër elektrik, në ambientet ku sot është Gjimnazi “Qemal Stafa”
Tirana e atyre viteve ende nuk e kishte marrë veten dhe kudo gjendeshin gjurmë lufte. Ndihej pak gjallëri dhe rallë shihje të lëvizte ndonjë makinë apo të jepej ndonjë aktivitet artistik, përjashtuar spektaklet e një kinemaje dhe të një teatri. Në kinemanë “17 nëntori” shfaqeshin filma italianë, trofe lufte, pa përkthim dhe në teatër rallë jepeshin premiera. I vetmi vend që gjallëronte, ditë e natë ishte Pazari i Madh, i “Vjetër”, siç quhej. Atje shiteshin e bliheshin lloj, lloj mallrash e rraqesh dhe kishte dyqane artizanësh dhe restorante me gjellë të shijshme, të gatuara me mish të sapo therur, në një degë peme, po aty, shoqëruar me bukë gruri.
Kur shkuam ne, shkolla, kishte disa vjet që funksiononte, duke vazhduar me kontingjentet e ish Shkollës Tregtare të Vlorës, të mbyllur, gjatë kohës së luftës. Gjetëm atje disa vlonjatë të njohur si Mynyr Maskën, Thoma Çomorën, Mellani Qirkon, Zare Demirin, Pano Varfin, Shyqri Rokon. Ata na pritën me ngrohtësi. Ne ishim shtatë vlonjatë, që i nisëm, bashkërisht mësimet si konviktorë: unë, Parashqevi Bitri, Harilla Papajorgji, Laver Muçohasani, Xhevdet Xhuveli, Skënder Dano e Serie Tushi.
Konvikti me shkollën ishin në të njëjtin kompleks ndërtesash dhe në sistem të përbashkët organizimi. Drejtor i shkollës ishte Shukri Bulica, një ish partizan nga Kuksi, njeri me autoritet dhe aftësi organizimi, që më vonë u bë Zëvendës Ministër i Financave. Ai kish mbledhur rreth vetes mësues të aftë dhe me përvoje pedagogjike, profesionale e shkencore. Unë, si i zgjedhur nga shokët e mi bashkënxënës, merrja pjesë në Këshillin Pedagogjik dhe drejtori ynë më dukej një burrë shumë i zoti, që drejtonte me kompetencë, diktonte urdhra, merrte vendime të drejta dhe jepte zgjidhje të mençura, pasi dëgjonte me kujdes e vëmendje kolegët dhe mendimin tonë. Ai u jepte kompetenca dhe bashkëpunonte më së miri me nëndrejtorët e moshuar dhe shumë të aftë Malo Frashëri dhe Laze Ajazi, ekonomistë me përvojë dhe aftësi, me mësuesit e kontabilitetit Xhemil Çela dhe Lefter Kriqi, kontabilistë shkencëtarë dhe më të shquarit në mbarë vendin, me mësuesit e financës, kreditit, statistikës Niazi Boçari, Kadri Zoga, Petraq Nase, Galip Juka, Iljaz Fishta, kuadro me kulturë dhe aftësi profesionale të spikatur, me mësuesit e gjuhës dhe të letërsisë, poetë dhe shkrimtarë të shquar Nonda Bulka e Gjergj Zhej, me mësuesin e pasionuar të gjeografisë, Vexhi Demiraj, me mësuesit e matematikës Gaqo Theoari dhe Ilia Guma, me kimistin Rrok Zojsi e deri mësuesit e gjuhës së huaj Rahime Dervishi e Nikitinin rus, që pretendonte se do ankohej deri te lideri numër një, të cilit i jepte, personalisht, mësimin e gjuhës ruse.
Konvikti, nën vartësi të drejtorit të shkollës, kishte administratën e vet që drejtohej direkt nga drejtori i posaçëm, nga mësuesi rigoroz, i kudondodhur dhe i pa lodhur Foto Gjika nga fshati Qeparoi i Vlorës. Ai ishte, njëkohësisht anëtar i Këshillit Pedagogjik të Shkollës. Si personel i konviktit ishin kujdestarët Selaudin Peçi, i moshuar, mjaftë skrupuloz e serioz dhe Drita Çela, një vajzë e re, gjithnjë e dashur dhe e qeshur, të kundërt në karakter, por që plotësonin njeri tjetrin. Personeli më i dashur për ne ishte ai i kuzhinës. Kryeguzhinjeri, Ganiu, ishte i moshuar, po i kish lezet dora, aqsa kur ne e përgëzonim për shijen e veçantë që i jepte gatimit, që nga supat e deri te imam bajallditë, tava e kosit, tava tiranse e deri te gjellët me zarzavate, orizi, fasulet, brumërat e ëmbëlsirat, ai thosh se mirë më vjen, por nuk më bëjnë shumë përshtypje urimet tuaja, se unë i kam pritur ato shpesh nga mbreti Zog, ku kam shërbyer, disa vjet. Kuzhina dhe buka e grurit ishte vërtet e rëndësishme për ne që shihnim në shtëpitë tona dhe gjetiu mungesa e racionim ushqimesh dhe ku hanim me kufizim dhe vetëm bukë misri. Edhe fjetja ishte e rahatëshme, në krevata tip marinar me çarçafë gjithnjë të pastër. Megjithë këtë, ne që mësonim, merreshim me veprimtari jashtëshkollore, kërcenim, këndonim e loznim, gjithë ditën në atë moshë të re vitale, ishim të pa ngopur. Hera, herës,”stefanrit” siç na e vunë nofkën “qotinjtë”, unë, Dhimua, Fotua, Ramiu, Kuqua “sulmonim” tinës kuzhinën dhe hanim ç’të gjenim deri, duke fshirë për fundi kazanët, ku gjithnjë diçka ngelej.
Gjatë jetës në Konvikt, por dhe në Shkollë unë isha, më së shumti, me Harilla Papajorgjin dhe një vit me vonë, kur erdhi edhe Niko Gjyzari, të tre formonim një shoqëri të pa ndarë. Shokë të tjerë të të njëjtit vit ishin Parashqevi Bitri, Laver Muçohasani, Stavri Qirjako, Muzafer Ahmati, Agim Leksi, Emin Idrizi, Irfan Hado, Shkelqim Ceka, Jolanda Moisiu, Semiha Qylafku, Petrit Karapici, Eduard Babani, Bardhyl Pelinku, Suzana Sulkuqi, Albert Pasho, Esat Bashari, Hatixhe Xhaja, Foto Zhupa, Dhimo Beleri, Rahmi Shehu, Jeta Gjogu, Muhamet Quku, Sotiraq Shuka, Andon Çomo, Anton Shoshi, Emin Sejko, Kristo Ciroka, Efigjeni Liço, Kleopatra Polloshi, Valentina Tole, Kristofor Dilo, Niko Simaku, Idriz Mitaj, Suzana Zelka, Meliha Sheme, Hiqmete Tafani, Naime Shahu, Grigor Mima, Esat Cakrani, Serie Tushe, Skënder Dano, Zare Demiraj, etj.
Mësimet në Shkollë jepeshin me seriozitetin maksimal. Ne, ende nuk kishim tekste të plota dhe të mirëfillta mësimore, por mësuesit tanë, të kujdesshëm, i paraqesnin njohuritë në lëndët profesionale pa u nxituar dhe na krijonin mundësi të mbanim shënime. Ata përgatiteshin me durim, më së miri, mbi bazën e literaturës së shumtë që dispononin si dhe duke shfrytëzuar esencën e leksioneve te mara në Universitetet nga sapo ishin kthyer, kryesisht nga ato të Moskës, apo Leningradit. Aq të plota ishin njohuritë profesionale që morëm në këtë Shkollë të Mesme, sa, në Shkollën e Lart, të ndjekur më pas, këto lëndë, na u dukën fare të njohura, një përsëritje, në një formë të re.
Shumë e gjerë dhe e shumëllojtë ishte dhe veprimtaria jashtëshkollore, ku merrnin pjesë veç konviktorëve dhe të jashtmit, shumica Tiranas safi. Ne formuam ekip përfaqësues në futboll, volejboll e basketboll, në atletikë dhe në shah, ku mateshim me shkollat e tjera të Kryeqytetit. Në kor, teatër dhe balet grupet artistike të shkollës, gjithashtu, ishin të dalluara, merrnin pjesë me sukses ne olimpiadat e organizuara, çdo vit, duke dhënë shfaqje si brenda dhe jashtë Tirane, disa herë dhe në sallën e Teatrit Popullor. Drejtues artistik dhe regjisor vinin herë pas here artistë të shquar të Ansamblit të Ushtrisë dhe Teatrit Popullor si koristi Tare Devolliti, regjisori Andon Pano dhe artistja e popullit Melpomeni Çobani. Unë isha solist dhe pak kohë drejtues i korit dhe luaja në teatër, bashkë me Jovan Gulinën, Hyrie Korbin dhe Kristo Shkurtin.
Përvoja e Shtëpisë së Pionierit në Vlorë më shërbeu dhe këtu. Një rol të rëndësishëm për grumbullimin e të rinjëve, në orët e pushimit jashtë orarit të detyruar të studimit në Konvikt, luante “Ora Gazmore”, që organizohej çdo javë e drejtuar nga unë dhe shoku im i dashur dhe i pa ndarë Niko Gjyzari, që na shoqëronte me fizarmonikën e tij kromatike me pulla, ndërsa unë me mandolinën klasike “Gibson” Ky emision, që jepej me mikrofon dhe altoparlant, në “Qendrën e Zërit”, çelej me okelion: “Ora gazmore, sahati gazit, Arqile Pantazi, ja filloi avazit.” Arqilea ishte një nxënës i klasës poshtë meje, konviktor nga Korça, i papërmbajtur e rëmujxhi, që s’linte dy gurrë bashkë, i prirur për prapësi, por dhe i shoqërueshëm, shakaxhi e në humor të përhershëm. Në këtë emision, (shumë dorëshkrime i ruaj ende) ne fshikullonim të meta e dobësi dhe evidentonim gafat e qyfyret e ndodhura gjatë jetës së përditshme në shkollë e në konvikt.
Gjatë pushimeve verore ne vazhdonim të kontribuonim për detyrat e shkollës dhe të organizatës së rinisë. Një vit shkuam me brigadë kulturore, nën drejtimin e vlonjatit Shyqri Roko, që ish një vit para nesh, në fshatrat e rrethit të Tiranës në Petrelë e Kllojkë. Të binte në sy prapambetja e madhe dhe padituria, thuajse masive. Ishte muaji i Ramazanit dhe katundarët tiranas, duke qënë shumë besimtarë, gjithë kohës e kalonin me rritet fetare dhe faleshin në xhami. Ata vazhdonin të hanin të ulur, këmbëkryq, rreth sofrës së ulët, në poçe qeramike të përbashkëta dhe me dorë, edhe pse, në raftet dhe sergjenet e tyre mund të shihje, aty këtu edhe pjata e servise ngrënie. Në vitet e tjera shkuam vullnetarë të rinisë për ndërtimin e Kombinatit të Tekstilit në Yzberish, si dhe në Sektorin e Fraveshit, në ndërtimin e“Rrugës se Dritës” Milot-Burrel. Ne, gëzonim, nxiteshim dhe punonim, akoma më shumë, se na stimulonin me akordim shenjash, me lecka të qëndisura me fije ari, “S”, sulmues. Në ndërtimin e Kombinatit na dhanë dhe “Medalje Pune”, me certifikatë të firmosur prej Dr.Omer Nishanit, Presidendit të Kuvendit Popullor. Ishin këto forma stimuluese, të zgjuara, të cilat nga ana tjetër, mernin dhe karakter politik, pse shtonim afrimin dhe përkushtimin për punë, devotshmëri dhe besnikëri ndaj organizatorëve dhe ideatorëve partiak.
Edhe Shkollën e Mesme e përfundova, siç e nisa dhe e vazhdova, gjatë gjithë viteve, vetëm me notat pesa, që ishin maksimale. Ky ishte një kriter i shpallur, që duhet të stimulohej, duke na akorduar “Medalje Ari”. Këtë kusht e plotsuam vetëm unë dhe sarandjoti Esat Bashari, por jo, kjo nuk u realizua faktikisht, me pretekstin se ende nuk ishin derdhur objektet e nderimit. Morëm vetëm dëshmi të shkruar në letër, firmosur nga Ministri i Arsimit. Sidoqoftë, për ndarjen e diplomave u bë një ceremoni solemne, ku erdhi vetë Ministri i Arsimit, Bedri Spahiu, i cili, duket i interesuar nga mbiemri, pasi më pyeti për emrin e babait, dhe tha se ishte një mik, i njohur i tij nga Gjirokastra, më përqafoj përzemërsisht dhe më uroi suksese e lumturi. Ata, sic më tha më vonë babai im, ishin te dy muhibë bektashinjë.
Ishte fundi i viti 1952. Pikërisht, në këtë kohë u çel Instituti i Lart Ekonomik. Unë, megjithëse bëra kërkesë, dhe rregullisht duhet të pranohesha ndër të parët, u refuzova.
Duket se më i nevojshëm ishte emërimi si asistent profesor i financës, po aty, në shkollën time.
Mësues në Teknikumin Financiar
Emërimi im u bë në korrik 1952 nga Ministri i Financave, Abdyl Këllezi dhe vendi i punë ishte “asistent profesor” Ishte një detyrë me mjaftë përgjegjësi dhe jashtë normalitetit. Unë e prita i gëzuar, se sigurohej një vend pune me perspektivë dhe në kryeqytet, por ndjeja mos besim e pasiguri. Një punë e madhe përgatitore më priste. Fillova të studioja në kurset ku na përfshinë, pranë Shkollës Pedagogjike Tiranë, pedagogji dhe psikologji dhe dhashë provimet përkatëse, gjatë sezonit veror. Mu desh të përsërisja gjithë lëndën, sipas programit mësimor, për Financat dhe Kreditin në B.S., si dhe fillova të shfletojë e të studiojë, me vështirësi, literaturë në gjuhën ruse për këtë lëndë, që e sigurova me dashamirësi nga vlonjatët e mirë, që kishin mbaruar studimet në Rusi, Kadri Zoga dhe Dervish Gjiriti, duke u konsultuar për çdo gjë me ta.
Në gjirin e Këshillit Pedagogjik, ku më parë debutoja, si përfaqësues i zgjedhur i nxënësve, në pozicionin e ri të mësuesit, u prita me mjaftë ngrohtësi. Kolegët e rinj më deshën shumë, duket se shihnin te unë një të ri të pa djallëzuar, të çiltër, gazmor dhe enthusiast; të gatshëm në çdo lloj pune, pa qibër, punëtor e këmbëngulës, drejtime këto që mi kish kultivuar, kryesisht babaj im, si me edukatën dhe shembullin e tij e deri me përvojën shumë vjeçare të një emigranti praktik amerikan. Më së shumti më afronin zëvendës drejtorët Malo Frashëri, nga frashërllijtë e Përmetit, kontabilist e patriot militant, ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të dal nga Kongresi i Përmetit, si dhe vlonjati Laze Ajazi ish bankier i vjetër dhe studiues i thelluar i financimit të ekonomisë popullore, “babai i financimit të ekonomisë”, siç e quanin. Me propozimin dhe garancinë e tyre u zgjodha dhe u caktova në këtë detyrë të pazakontë për mua.
Gjatë pushimeve verore të shkollës, pasi mbaruam parapërgatitjen e nevojshme, unë dhe Tasho Joanidhi, një burrë i mirë dhe miku im, u caktuam nga ana e Ministrisë së Financave që në “Rrugën e Dritës”, midis qindra të rinjve vullnetarë, aksionistë të ndërtimit të kësaj rruge, pikërisht në Sektorët e Shkopetit, Fershkopetit, Ulzës dhe Vablinit, të zgjidhnim kandidatët e mundshëm për të plotësuar kontingjentin e nevojshëm për ndjekjen e kurseve kontabile të Tiranës dhe Shkodrës, të cilët nxirrnin kuadro të ultë llogaritarësh, të domosdoshëm për stabilizimin e dokumentacionit dhe veprimet kontabile në të gjithë sektorët e ekonomisë, që ishte në zhvillim të shpejt.
Gjatë vitit mësimor 1952-1953 nisa të jap mësim në klasën e dytë të Degës Financë, lëndën “Financat dhe Krediti” dhe në klasën e tretë të Degës Financë lëndën “Kontabiliteti për Tatimet dhe Taksat” Shokët e mi të vjetër dhe shumë të dashur Niko Gjyzari dhe Sezai Bazaj, që u takoj të bëhen, gjoja, nxënësit e mi, më përkrahnin dhe më inkurajonin që unë të bëhesha më i bindur dhe i sigurt në vetvete; shokë të tjerë si Namik Shameti, Neptun Bega, Stavri Orgocka, Trifon Kote, Andrea Nako, Kostaq Postoli, Mariora Filipi, Violeta Gjerazi, Fotaq Polo më rrinin afër dhe më lehtësonin punën, duke i treguar vëmendje dhe përparësi studimit të lëndës sime; koleget e rinj Foto Sava, Tasho Joanidhi më qëndronin pranë dhe më ndihmonin pa rezerva, ndërsa profesorët e mi të dashur Maloja dhe xha Lazja, më afronin me dashamirësi, si prindër të mirë.
Ishte koha kur Teknikumi Financiar u mbart nga rruga e Durrësit në rrugën e Kavajës si shkollë dhe konvikt, duke u vendosur në një territor tjetër të gjerë dhe të përshtatshëm. Po aty, në një dhomë të posaçme të katit të dytë, në kushte të mira, banoja dhe unë, së bashku me Foto Savën, Tasho Joanidhin dhe vlonjatin e mirë, mikun e shtrenjtë Ilia Panozaqi, qe atëherë ishte nëpunës në Ministrinë e Financave.
Me kolektivin e mësuesve ne bënim dhe jetë të gjallë jashtë shkollore, me ato mundësi që jepte koha. Këtu përfshiheshin organizimi periodik i pushimeve aktive në ditët e diela dhe të festive te Ura e Brarit, apo buzëdetit në Durrës, mbrëmje vallëzimi, me nxënësit e dalluar dhe shikim kolektiv çfaqiesh teatrale, koncertesh dhe filmash…
Ishte kjo periudhe, pikërisht data 9 prill 1953, kur unë morra lajmin e kobshëm të vdekjes së babait. Xha Lazja, si krahinar dhe burrë zakoni, më thërriti mënjanë dhe me tha :” Duhet ta lësh mësimin për sot dhe të nisesh për Vlorë. Babain e ke shumë të sëmurë. Si do që të ndodhi, mbahu i fort, si lab, që je.” Unë u nisa, pa humbur kohë, por i besoja përkeqësimit të sëmundjes dhe jo fundit. Te shtëpia pash grumbull njerëzish që më pritën dhe më ngushëlluan. Mua, thuajse më rra të fikët dhe ngritur krah e kofshë, më çuan në dhomë ku unë u plandosa mbi trupin pa jete të njeriut më të dashur, të atij, që i munduar gjithë jetën, nuk pa një ditë gëzimi, duke iu dashur të përballonte, padrejtësisht, deri dhunën e egër politike të luftës së ashpër të klasave.
I kthyer, pas dy ditësh në shkollë, kolegët e mi ditën të më rrinin pranë dhe të më ngushëllonin, duke e kapërcyer dhembjen e duke më futur në rrjedhën e jetës e të rutinës së përditshme.
Posted in DITAR | No Comments »
Ndjenja nuk mjafton
by admin.
Astrit Lulushi
Disa mendojnë se njeriu ka vetëm një jetë, dhe ndërsa vitet kalojnë ai/ajo gjithnjë më shpesh priren të mendojnë; sa të ndershëm kanë qenë? Sepse një prej rregullave kryesorë të moralit, që mendohet se nuk ka ndryshuar që prej fillimit të njerëzimit, është se njeriu duhet të jetë i ndershmëm. Ndershmëri, të gjithë pretendojnë se kanë, prandaj sot kjo fjalë e holluar, e tejdukëshme nga përdorimi i tepruar - quhet integritet - i njëjti kuptim, por theksim më i fortë si kontrasti i së njëjtës pamje, për të treguar se është e nevojëshme. Njerëzit që besojnë në gëzim dhe vuajtje në jetën tjetër, thonë se arsyeja që i bën të jenë të ndershëm, të fjalës, miqësorë, është se kështu e kërkon Zoti, i cili ka në dorë shpërblimin a dënimin e përjetshëm. Thomas Hobhes thotë se njeriu është i ndershëm sepse kështu e kërkon e mira e përgjithshme dhe se Sovrani e ndëshkon nëse nuk vepron kështu. Frika qëndron e varur mbi kryet e njerëzve të tillë, që i bën të mos veprojnë ndryshe. Por ekziston edhe një kategori e tretë njerëzish, thotë Xhon Loki, të cilët kemengulin se është e turpshme, nëndinjitetin njerëzor, e kundërta e virtytit, për të mos qenë i ndershëm. Miqësia ështe bashkim shpirtrash. Ky bashkim, si martesa, ndonjëherë është i divorcueshëm. Miqësia është kontratë e heshtur mes njerëzve jo vetëm me ndjenja por edhe virtyte, thotë Volteri. Me ndjenja, sepse i ndjeshëm është edhe mizantropi, i cili jeton i vetmuar pa njohur kurrë kuptimin e miqësisë. Me virtyte, sepse njerëzit me vese kanë vetëm bashkëfajtorë, ashtu si njerëzit e shthurur bashkohen në shfrenime. Njerëzit vetëm me ambicje, kane thjesht partnerë a kolegë. Politikanët tërheqin vetëm përkrahës, pa të cilët s’bëjnë dot. Edhe indiferentët lidhen mbas dickaje, mbas vetes. Ndërsa mbretërit, të cilët nuk i besojnë njeriu, mbajnë oborrtarë. Jane vetëm njerëzit me ndjenja e virtyte, ata që kanë miq. Për 45 vjet Shqipëria jetoi e izoluar, si heremit, pa njohur kurre kuptimin e miqësisë me vende të tjera. Mbreti Zogu, disa herë objekt atentatesh, mbante rreth vetes një numër oborrtarësh. E. Hoxha kishte bashkëfajtorë. Noli e Konica, me shkrime e veprime treguan se edhe pse ndonjëherë nuk pajtoheshin, ishin njerëz me ndjenja e virtyte, prandaj mbetën vetëm miq.
Posted in ESSAY, Uncategorized | No Comments »
Statuja e Skenderbeut qendron krenare në Borås të Suedisë
by admin.
Sokol DEMAKU
Çdo lexues që mediton sado pak për titullin e këtij shkrimi, thellohet në kujtesën e tij për ta kujtuar dhe njohur më tepër jetën e mergimtarit dhe gyrbetqarit shqiptar në perendim. Kjo është një histori e shkrutër rreth punës dhe respektit që populli shqiptar në perendim ka nga vendësit, respektin që keta njerëz kanë, ndjenjen e sigurisë që këta njerëz kanë në vendet ku ata jetojne dhe veprojnë.
Unë këtu do ndalem për një njeri, për një përson që ndjen dhe ka respekt për të huajt, por me tepër unë do ndalem tek respekti qe ky njeri ka ndaj shqiptarëve.
Fjala është këtu për Per Kettisen drejtor i shkolles fillore gjashtë vjecare “Fjärdinskolan” nga qytiti Borås i Suedisë.
Kisha dëgjuar për këtë njeri edhe më herët, që në fakt ky ruan diçka në vete për shqiptarët dhe fëmijët shqiptarë që vijojnë mësimet në këtë shkollë. Do shkruaj këto radhë duke kontribuar sado pak në vlerat e tij humane dhe njerëzore, që rrallë i hasim sot në realitetet bashkohore.
E duke patur si postulat atë çfarë ai ndjen për shqiptarët unë u ndala dhe kerkova nga ky që ti bejë një vizitë në zyrëne tij në “Fjärdingskolan” që të mësoj më shumë për ketë person, për shqiptarët në Borås dhe fëmijët shqiptar që vijojnë mësimet në këtë shkollë.
Me të hyrë në lokalet e shkollës me ra në sy një fotrografi
formati 50 x 50 me mbishkrim në shqip dhe nënshkrim ”kosovarja Mimoza Veliu”, e pastaj me të hyrë në zyrën e drejtorit në tavolinën e punës qendronte krenare statuja e Heroit Kombëtar Skenderbeut.
Këto me shtuan edhe më kurreshtjen për këtë shkollë dhe punën që bëhet në te dhe ja se cka mësova lidhur me të gjitha keto dhe të tjera.
Tash e tri vite në tavolinën e punës në zyrëne tij në “Fjärdingskolna” qendron krenare statuja e heroit tonë kombëtar Skenderbeut. Qendron statuja e një figure legjendare shqiptare, të cilën ky me krenari e mabnë në tavolinën e punës së tij. Qendron krenare kjo statujë për të cilën vet Per Kettisen ka fjalë miradie edhe pse më herët ndoshta kishte degjuar vetëm emrin Skenderbe, por jo edhe me tepër për këtë figurë të njohur historike të popullit shiqptar.
Si erdhi kjo statujë këtu dhe ç’do të thot kjo për mërgimtarët dhe nxëniesit shqiptar që jetojnë në Borås?
Për këtë do të mësoni më shumë nga biseda qe ne zhvilluam me Per Kettisen drejtor i shkollës fillore gjashtëvjecare“Fjärdingskolan” nga Borås i Suedisë.
Le të bëjmë një digresion. Nuk do ta harroj kurrë deri sa të kem jetën atë ditë madhështore, në 2007-të, kur tek ne në Borås erdhen për vizitë pedagogë nga shkolla fillore “Demokracia” e qytetit Durrës nga Shqipëria. Me rastinë kësaj vizite nga ana e pedagogëve të kesaj shkolle mora si dhuratë kete statujë të cilën e kam simbol krenarie të shkollës dhe keshtu qendron në tavolinën e punës në zyrën time. Takimi me ta për mua ishte një takim i jashtëzakont, për mua ishte një statisfaksion që mu dha rasti të prisja, në shkollën ku unë udheheqë, pedagogë nga një vend për të cilin ne dim shumë pakë dhe kemi pasur shumë pak kontakte me njerëz nga atje dhe pse në qytetin tonë kemi shumë ardhacakë shqiptar nga Kosova dhe nga vet Shqipëria.
Këtë shenim e gjetëm në web faqën e Komunës së Brämhult ku edhe graviton”Fjärdingdskolan:
Fjärdingskolan har en stor andel elever med albanska som modersmål och rent allmänt finns många invånare i Borås med albanska ursprung.
Tanken är att besöket skall mynna i ett samarbete mellan de båda skolorna och tanken är också att personal från Fjärdingskolan skall besöka skolan Albanien. Många aktiviteter stod på det späckade veckoschemat. Gästerna fick naturligtvis besöka och titta på undervisningen på Fjärdingskolan samt samtala med elever, som också medverkade som tolkar vid några tillfällen. Utöver detta stod bl.a. en genomgång av det svenska skolsystemet, besök på Bodaskolan, besök med Fjärdingselever på Navet samt korvgrillning i den svenska naturen på programmet. (Anders Kihl) ”
“Fjärdingskolan ka një përqindje të lartë të nxënësve shqiptar ku fëmija si gjuhë amtare kanë gjuhën shqipe dhe në përgjithësi ka shumë njerëz që jetojnë në Borås me origjinë shqiptare.
Ideja është se vizita duhet të çojë në një bashkëpunim në mes të dy shkollave dhe se ideja është që stafi ”Fjärdingskolan” të
vizitoj Shqipërinë. Shumë aktivitete ishin planifikuar me orar javor gjatë vizitës së pedagogëve shqiptar. Mysafirët natyrisht vizituan Fjärdingskolan, zhvilluan biseda me nxënësit shqiptar, të cilët gjithashtu morën pjesë në të gjitha aktivitetet dhe si përkthyes në disa raste. Përveç kësaj ishte me interes edhe prezentimi i sisitemit shkollor, si dhe ndër të tjera vizita në Bodaskolan, vizita me nxënësit e Fjärdingskolan në Navet dhe një darkë në natyrën sudeze me sallam në skarë që ishte parapa në këtë program. (Anders Kihl) ”
Ndersa ja se cka ka shenuar ne ditarin e tij ditor drejtori i shkolles “Demokracia” nga Durrësi:
“5 shkurt 2007. Në orën 9:00 është planifikuar takimi i parë me stafin drejtues të shkollës dhe me drejtorin e përgjithshëm. Mjedise të pastra dhe të ngrohta, pavarësisht se jashtë era luan me dëborën e hirtë. Prezantim dhe njohje e të dy grupeve. Vjen takimi me kolektivin e mësuesve në një mjedis relaksues ku nuk mungonte gjithë shtypi i ditës dhe informacione të tjera. Pritja e parë e ngrohtë dhe miqësore. Pas pak rrethohemi nga shumë nxënës shqiptarë të cilët nuk do të na ndahen për gjith kohën. Nuk janë pak, por 64, nga 350 nxënës që ka shkolla. Vazhdojnë vizitat në institucionet parashkollore, çerdhet e kopshtet me fëmijë nga mosha 6 muaj deri në 6 vjeç. Në çerdhe ishin të pranishme edhe nënat e fëmijëve jo suedezë dhe u mësohej falas suedisht, bile dhe paguheshin për kohën e qëndrimit në shkollë. Qëllimi ishte që të integrohej sa më shpejt edhe nëna në komunitetin suedez. Interesante për ne ishte fakti që në Suedi nuk funksiononte arsimimi privat. Çdo fëmijë i huaj kishte të drejtë të mësonte gjuhën amtare. Arsimi ishte falas në çdo sherbim. Në arsimin e detyrueshem nuk kishte sistem vlerësimi me nota dhe nuk kishte mbetje në klasë. Përdoreshin vetëm 3 vlerësime në fund të klasës së 6-të dhe të 9-të (“mirë”, “shumë mirë” dhe “shkëlqyeshëm”). Çdo lloj komunikimi midis drejtorisë, mësuesit, nxënësit, prindit etj, bëhej nëpërmjet kompjuterit. Kudo mbizotëronte respekti për njëri/tjetrin, pavarësisht moshës, prejardhjes, pikpamjeve dhe mendimeve. Kjo ishte shumë e lexueshme në çdo mjedis.
E enjte, datë 7 shkurt, ora 17:00. Salla mbushet plot me nxënës dhe prindër shqiptarë. Të gjithë duan të thonë diçka, të shprehin falëmderimet e tyre. Të gjithë fëmijëve shqiptarë të shkollës është menduar t’u jepet dridhen nga emocioni, marrin librat dhe shprehin falënderimin në mënyrën e tyre. Dhe kontaktet vazhduan për 6 netë, kontakte të paharrueshme në një nga një libër artistik. Janë dhe 10 “Abetare” dhe 10 “Histori e Shqipërië” që do t’u jepen mësuesve të gjuhës shqipe për t’i përdorur.
Në sallën ku ne u pritëm ditën e parë, u mblodhëm përsëri ditën e fundit për të bërë bilancin e për të pritur falënderimet dy palëshe. U dakordua dhe u hartua programi i punës për të ardhmen i institucioneve tona shkollore i cili synon një bashkëpunim 3 deri 10 vjeçar në fushën e shkëmbimit të ideve dhe përvojave me shkëmbime të zgjeruara vizitash me nxënës dhe mësues për ta realizuar projektin “UDHA E SHKRONJAVE”. (Nga ditari i Avdyl Buçpapaj, drejtor i shkollëes 9-vjecare “Demokracia” Durrës). ”
Une bëra përshkrimin e një momenti shumë me rëndësi për Fjärdinskolan por në pergjithësi edhe për shqiptarët që jetojnë në këtë regjion e ky është momenti i vizitës së pedagogëve shqiptar nga Durrësi në Borås.
Por ja si e përshkruan Per Kettisen ate se si ka arritur që në tavolinën e punës se tij të gjendet statutja e Kryetrimit legjendar shqiptar Skenderbeut.
”Po kjo statujë vjen nga qyetit i Durrësit, është një dhuratë nga pedagogët e shkollës fillore ”Demokracia”, të cilën unë e cmojë shumë, spese kjo është një simbol qendrese në një kohë tek vet shqiptarët sa unë kam mund me kuptue nga leximet dhe hulumtimet që kamë bërë për Skenderbeun. Unë në fillim nuk kam pasur shumë njohuri për këtë figurë shqiptare, pothuajse ka qenë i panjohur për mua por edhe për bashkëkombasit e mi, është figurë e panjohur, por tani për mua dhe për ata të cilët janë bashkëpunëtor të mi këtu në këtë shkollë e me gjerë Skenderbeu nuk është i panjohur por është një figurë madheshtore shqiptare. Prandaj edhe ka zenë vend në tavolionën time të punës dhe do qendrojë këtu përderisa të funksionoj ”Fjärdinskolan”.
Të gjihtë më pyesin kur vijnë në vendin tim të punës në zyrën time se e kujt është ajo statujë që qendron aq krenare në tavolinën time të punës, e unë me krenari fillojë rrefimin për te.
Se ai është Skenderbeu, një figurë legjendare e shqiptarëve në kohë, i cili ruajti dhe mbrojti me sukses kulturën, traditën dhe gjuhën shqipe.
Më duhet tu them se shkolla në të cilën drejtojë une është një shkolle fillore gjashtë klasëshe krysisht me nxënës ardhacak të mbi 12 nacinaliteteve, ku këtu fliten mbi 12 gjuhë por dominante është gjuha shqipe ku është edhe numri më i madh i fëmijëve shqiptar.
Unë mburrem me ketë dhe jam krenar që fëmijët shqiptar kanë mundësi të komunkojnë në shqip por edhe të tjerët në gjuhët e tyre edhe pse mësimi kuptohet zhvillohet në gjuhën suedeze”.
Shkolla të cilën unë drejtoj me duhet të them se ka marrëdhenje shume të mira me shoqatën shqiptare ”Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni” në Borås, ne zhvillojmë aktivitet të përbashkëta me fëmijët shqiptar, ku ne, fëmija dhe prindërit jemi të kënaqur me punën dhe aktivtetet tona.
Për këtë deshmon më së miri ”Mirënjohja” ndarë nga ana e QKSH ”Migjeni” ”Fjärdingskona”, për kontrubitin që jep kjo shkollë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe tek fëmijet shqiptar, e kjo n ena është ndarë me rastin e festimit të tre vjetorit të themelimit të QKSH ”Migjeni” në Borås.
Kjo ”Mirënjohje” qendron e varur në hyrjet ë lokaleve të kesaj shkolle. Eshtë kënaqësi të ndihesh si i yti në mese të këtilla, të ndjehesh si në shtëpinë tende, kur anë kand do gjesh dicka shqip, dicka cka edhe fëmijët i benë me të sigurt dhe të ndjehen si në shtëpi. Në anën tjeter të murit qendron e varur fotografija me mbishrimin ”Dhuartë Fjärdingskolan nga Mimoza Veliu, fotografe shqiptare”, dhuruar Fjärdingskolan në maj 2007 për kontrubutin që jep kjo shkollë në arsimimin e dhe edukimin e fëmijëve shqiptar në Borås. Është një fotografi e një vajze kosovare që kërkon ajrin e freskët kërkon lirinë.
Per Kettisen flet me kënaqësi për fëmijët shqiptar, bashkëpunimin e shkollës me familjet shqiptare, mendoi se komuniteti shqiptar ka luajtur një rol konstruktiv dhe si qëllim thelbësor ka pasur dhe ka bashkimin e potencialit intelektual të mergatës në Suedi, për organizime në fusha dhe drejtime të ndryshme në bashkëpunim me institucionet dhe shoqatat suedeze e më gjërë.
Ne kemi një komunikim dhe bashkëpunim solid me shqiptarët qe jetojnë dhe veprojnë në komunën tonë në përgjithësi.
Mendoj se këta nxënës shqiptar këtu në Borås që i vijojnë mësimet në ”Fjärdingskolan” janë ambasador të Kosovës dhe Shqipërisë në Borås, janë pasqyrë reale e kombit shiqptar me të cilët ju duhet të krenoheni sikur që krenohemi edhe ne me ta. Prandaj statuja e Skenderbeut në tavolinën time të punës është një shenjë respekti për shqiptarët.
Dëshira ime është që në sezonin e ardhm mësimor së bashku medisa pedagog nga kjo shkollë të vizitojmë Shqipërin ose Kosovën, në mënyrë që të njihemi më përseafërmi me vendlindjen e fëmijëve shqiptar nxënës në shkollën tonë, kushtet e jetesës, kushtet e shkollimit dhe keshtu.
Besoj se kjo dëshirë e imja dhe shumë kolegëve të mi pedagog nga shkolla ku punojë do plotësohet dhe ne do jem atje.
Posted in Reportazhe | No Comments »
Linkolni siç e pashe une, sot ne 2009
by admin.
Linkolni siç e pashe une, sot ne 2009
Edgar S. Frasheri
Per mua eshte hera e dyte qe merrja rrugen per ne Britanine e Madhe ose Angli, sic jemi mesuar ta quajme kete vend ne me te vjetrit. Ndryshe nga hera e pare ku kemi qene une e gruaja ne Londer para nje viti, thjesht si turiste ne kuptimin standard te fjales, kesaj here qellimi ishte krejt tjetersoj.
Udhetimi…
Une shkoja ne Lincoln, kryeqender e Kontese Lincolshire, me nje mision fare te vecante i cili mbart edhe shume emocione te se panjohures. Shkoja atje se bashku me librin qe im ate ka shkruar per kete qytet ne vitet e hereshme te shekullit te njezete, “ England as I saw her, 1927”, me qellim qe te gjeja dhe shihja se ku ai ka punuar edhe jetuar per gati nje vit, duke plotesuar ne nje fare menyre nje detyrim moral ndaj kujtimit te tij sidhe nje lloj amaneti, per te kryer ate qe sot do ta bente po te ishte gjalle: ai me siguri do te kthehej per te pare kete vend perseri mbas gati 80 vjetesh.
Dhe kur nisesh ne nje vend si ky i cili per mua eshte realisht i panjohur por edhe shume i njohur njekohesisht ne menyre imagjinare, atehere puna pergatitore eshte e rendesishme per te realizuar me sukses qellimin e udhetimit.
Pra mu desh te ngulja fillimisht disa piketa te cilat do te me sherbenin si pika referimi kur te shkoja ne kete vend. Gjate nje viti me pare fale korespondences me persona qe i njihja vetem nepermjet emaileve, isha lidhur me Raymond Hooley, biograf dhe ish punonjes ne pension i firmes Ruston Hornsby ku kishte punuar im ate; me perfaqesuesit e Klubit te Rotary te qytetit, duke qene vete rotarian nga Tirana; me personelin e gazetes se Kontese “ Lincolnshire Echo” qe kishte shkruar per librin vitin e kaluar; me Adrian Wilkinson nga Arkiva e Kontese dhe se fundi me Kryetarin e Bashkise Z. Ron Hill me te cilin kishim shkembyer mesazhe falenderimi. Pervec ketyre, kisha fiksuar adresat e dy librarive kryesore te Lincoln me te cilat mund te bisedohej konkretisht per librin si objekt shperndarje. Dhe gjithe kjo axhende duhej realizuar per tre dite, perjashtuar udhetimin.
Keshtu pra u nisa per udhe nje te shtunen e fundit te muajit Maj, me nje valixhe qe kishte 40 kopje librash dhe nje cante dore me nje kostum ceremonial…… Nga Heathrow ne Lincoln shkohet lehtesisht me tren, duke kembyer here Metro e here tren ekspres dhe kjo pune nuk zgjat me shume se tre ore. Ne shqiptaret e Shqiperise tashma e kemi harruar fare trenin. Atje hipen vetem ndonje hallexhi qe nuk ka parà per te udhetuar ndryshe. Une nuk do te hipi ne vagonat tane deri sa te pushohet se gjuajturi me gure dritareve!
Ne stacionin e para fundit, ne King’s Cross te Londres me qelloi te ulem se bashku me nje djalosh ne dukje i cili nuk gjente vend sepse ishin shumica te rezervuara. Ne nderresen e stacionit te fundit, bashkeudhetari tim me te cilin nuk kishim kembyer ndonje fjale sepse te dy lexonim dicka, zbriti per te hipur tek garnitura qe udhetonte per ne Lincoln. Atehere e pyes:
“Edhe ju per Lincoln?”
“Po” me thote.
I cliruar nga nje lloj tensioni kur ndodhesh ne dhé te huaj, i them:
“Ti je shpetimtari dhe guida ime, ti perpara dhe une mbas teje se edhe une ne Lincoln shkoj”.
Mjaftoi kaq dhe ne pjesen tjeter prej cerek ore udhe u shkembyen te gjitha informacionet per njeri tjetrin. Richard nuk ishte aq i ri sa jepte. Kishte kater vjet qe kishte ardhe me pune kete qytet, me familjen e tij dhe tani kthehej nga nje vizite qe u kishte bere prinderve ne nje qytet tjeter. U befasua dhe mrekullua nga fakti qe une udhetoja per te gjetur gjurmet e babait tim ne nje qytet qe ishte goxha larg nga Shqiperia. I them se ai eshte banori i pare i qytetit te Lincoln qe une takoj dhe do te mbetet si i tille ne kujtesen time. Nuk u largua nga stacioni ne qytet mbasi u sigurua qe kisha hipur ne taksi.
Pastaj vjen rradha e taksistit. Si kudo ne bote ata i gerryen kureshtja per te mesuar sa me shume ne kohen me te shkurter per ate qe kane mbrapa.
“Per pune apo per qejf?” degjoj dhe shoh ne pasqyre qe e kishte me mua.
”Gjysem-gjysem “ - i them- “ por eshte hera e pare qe vij ketu”.
“Nga Londra vjen?”
“Po”- i them dhe me kaq kuptova qe nuk i ra ne té se nuk isha englez.
“Duhet te jete qytet i kendshem” i them si per te mos e prere biseden.
“Eshte megjithemend qytet i bukur, por me te mire jane njerezit. Do ti shikosh vete.” - Me tha.
Sakaq kishim arritur para hotelit. Pagova tarifen por taksisti nuk pranoi te merrte bakshish.Kjo me la shije te mire fillimisht. Hotelin e kisha zgjedhur ne pjesen e qytetit te vjeter dhe fare prane salles 200 vjecare ku bente mbledhje Klubi Rotary. Keto I kisha pare vetem ne GoogleEarth. Ne kete pjese te qytetit hotelet mbanin emrin “Inn” si ky ku kisha qendruar une I cili quhej “Duke William Inn” per te thene se ishte ndertuar si I tille rreth viteve 1700. Atehere e pashe vehten mu ne mes te historise. Duke kaluar mes per mes nje pub-I te mbushur plot me te rinj qe pinin birra pa mbarim, arrita ne recepsion, ku pa ma varuar shume por me mjaft edukate, me dhane celsat e dhomes. Thashe se keta duhet te kene hallin e lokalit tani, me shume sesa hoteli ne kete ore te vone te dites se shtune. Mbasi kisha deshtuar per te perdorur telefonin tim celular sepse opertori Vodafone Al me kishte braktisur ne mes te Anglise, filloj te bej lidhjet telefonike me personat e axhendes nepermjet hotelit. Me ka rene rasti te udhetoj shume gjate ketyre dy dekadave dhe kam qendruar ne kategori te ndryshme hotelesh. Por ky ketu ishte si “maket kukllash”, i vogel ,me korridore te ngushta e plot kthesa, i vjeter ne moshe por modern ne sherbime, i mobiluar me shume mencuri dhe stil me dru si ne kohet e hereshme. Personeli sherbimit dhe pronarja, nje grua rreth te dyzetave, nje makine e palodheshme pune, vertetuan thenjen e taksistit se aseti i Lincoln-it jane banoret e tij.
Fabrika Ruston & Hornsby

Para fabrikes Ruston-sot Siemens
Ray Hooley, arkivist i Ruston
Raymond Hooley ose shkurt Ray, mu faneps para hotelit, ekzaktesisht ne oren 10:00 sic e kishim lene dhe nuk kishte nevoje per prezantim. Qe ne fjalet e para u kuptua se ishim miq te mire. Ray ishte arkiva e gjalle i firmes Ruston & Hornsby e cila sot mban emrin “Siemens”. Ai eshte i qete, i sakte dhe me nje kujtese fantastike. Ndonese ne pension prej mese 15 vjetesh, nuk e tregonte moshen. Ai kishte punuar deri ne diten e daljes ne pension per kete firme qe mbante kete emer. Me vone zbulova se figura e tij ishte e mirenjohur ne qytet, ne mjedise te caktuara. Pa asnje ceremoni dhe me shume thjeshtesi ai me coi fillimisht ne ate pjese te uzines se vjeter e cila ruhej si ne kohet e dikurshem, nga viti 1890 e ketej. Fasades nuk i ishte prekur as edhe nje tulle, me perjashtim te zevendesimit te dritareve.
“Ja, ketu ka punuar yt ate.” - me thote.” Kjo godina nje kateshe ketu ka qene administrate, ne vazhdim kjo tre kateshja ka qene ajo e pergatijes se vizatimeve e projekteve ndersa ne vijim keto tre reparte me cati ishin per eksperimentim. Ketu tek kangjellat ka qene hyrja kryesore e punetoreve. Nga ana tjeter e hyrjes eshte godina e mences. Brenda ne oborr eshte shtepia e pronarit te asaj kohe, ja ku duket atje tej. Ne thellesi jane repartet e punes, qe nuk duken. Kurse keto urat metalike me hark mbi kanal jane ndertuar ne ate kohe.”
Ai tregonte e tregonte pambarim, dhe mua me dukej vehtje sikur kisha hipur ne makinen e kohes duke udhetuar ne nje qytet gati 100 vjet perpara, larg vendit tim, me gjuhe tjeter, zakone te tjera, por me nje fije lidhese qe buronte nga ajo qe im ate kishte kishte folur me dashuri per kete qytet e njerzit e tij. Ai nuk ishte hipokrit dhe as i kompleksuar per ti bere qejfin ketij vendi. Ishte rritur me kulture universitare perendimore dhe per karakterin e tij, cfare mendonte ta thonte. Pra duhet te kete pas aresye qe e ka dashur kete qytet dhe ka shkruar. Sepse ka pare edhe shume vende te tjera por nuk ka shkruar.
… Dhe vazhdojme te udhetojme neper tere shtrirjen industriale te ketij qyteti, per te me treguar se firma Ruston & Hornsby e dikurshme ishte vendosur edhe ne pika te tjera te kesaj zone ne vartesi te llojit te prodhimit, atje tek ish Fonderia qe tani ishte ne prishje, atje ku prodhoheshin eskavatoret, makinat bujqesore, motorrat e avioneve, turbinave e… cfare nuk kishte prodhuar. Jo me kot Hooley mburrej duke me thene se ne fillimet e shekullit te njezete kur qyteti kishte 60.000 banore, 10 mije prej tyre punonin ne keto fabrika. Sot kjo zone industrie pothuajse si edhe dikur, ishte teper aktive, me emra te rinj, por mbetej nje nga qendrat e rendesishme te industrise angleze.
“Eshte pikerisht kjo industri e cila ka sjelle hapjen e Universitetit te Lincoln-it ne vitin 1990, ku studjohen shkencat inxhinjerike kryesisht, duke i dhene nje fryme gjallerie qytetit”- me thote Kryetari Bashkise Z. Ronal Hill, dhe pastaj vazhdon:
“Po ju c’mendim keni?”
“Po te kishte qene gjalle im ate, ai kete do quante punen me me mend dhe me te bukur te ketij qyteti”. – i pergjigjem.

Ne hollin e Muzeut

Salla e eksponateve origjinale
Ne vazhdim te turit tim njohes, ndalesa tjeter me Hooley-n eshte Muzeu i Menyres se Jeteses ne Lincolnshire ( The Museum of Lincolnshire Life). Edhe ketu perseri u cfaq qe ne hollin e hyrjes pesha e rendesishme qe kishte zene kompania Ruston & Proctor e me pas Hornsby ne jeten e banoreve. Vetem duke numuruar 262 medaljet e arta e te argjendta qe asaj i ishin akorduar si cmime per prodhimet e realizuara ne 150 vite jete te saj, kuptoje se cfare vendi kishte zene ajo ne zhvillimin e qyetit te Lincoln-it. Me skrupolozitetin tipik anglez atje nuk ishte lene pas dore as edhe nje detaj nga menyra sesi ka qene jetuar ne kete qytet, qe nga mesjeta e deri me sot, ne me te shumten me sende te ruajtura ne origjinal. Atje gjeje govata prej druri, veglat e kovacit, plugje prej hekuri per kafshe, tanksin e pare te luftes se pare boterore, lokomotiven, e c’nuk kishte, pa harruar sakrificen e te reneve te qytetit pertej detit gjate luftes se dyte boterore.
Per nje cast fluturova nga mjedisi atje dhe beja krahasim me vendim tim. Sa larg mu duken! Sepse sot bujku yne i cili perben gjysmen e popullsise dhe qe nuk eshte bere ende fermer, vazhdon te perdore ate lloj plugu te terhequr me kale ose ka, lan ende rrobat ne govate ose buze perroit, lahet me sapllake, kur i vjen per te lare, nevojtoren e ka futur nga fundi i bahçes ne shtepi veten ne kete 10-15 vitet e fundit. Pra diferenca ne kohe eshte gati nje shekull, ndersa ne mentalitet nuk ka njesi matje, sepse ne fund te fundit Shqiperine nuk e bejne moderne pallatet e larta…. Apropos, lidhur me keto lloj ndertimesh, mu tha dhe e fiksova ne film, se atje ishin ndertuar larg ne periferi dhe pika te ndryshme horizonti, vetem tre godina te larta rreth dhjete kateshe, dhe se ky eksperiment kishte marre fund shume shpejt sepse banoret e qytetit e kishin kuptuar qe nuk mund te jetonin ne gheto kolektive. Ne Lincoln jeta rrjedh horizontalisht dhe jo ne kahjen vertikale.
Me habiti fakti se pjesa me e madhe a personave qe takova nuk kishin ndonje ide te sakte mbi pozicionin gjeografik te vendit tim, ndonese per Shqiperine kishin degjuar te ekzistonte. Dhe kjo me beri te mendoj se atje nuk kishte asnje shqiptar qe te jetonte ose te punonte ne ditet e sotme, perndryshe do ta kisha marre vesh menjehere. Per nje cast sec me erdhi nje shkendije mendimi i cili dora dores me kalimin e kohes po me kthehet ne bindje se une duhet te jem shqiptari dyte mbas babait tim nga viti 1927 qe e viziton kete qytet! Ketu duhet ta kete burimin edhe nje fare habie apo ngjyrimi ekzotik qe anglezet lincolniane i veshen udhetimin tim, per aqe sa perceptova une, ne mos qofsha i gabuar, por edhe me nje fare miratimi te pelqyeshem sepse edhe dikush tjeter fare i panjhur, vjen nga larg dhe ben te njejten gje ata mendojne se vetem ata dijne ta bejne. Kjo eshte sipas standartit moral te shoqerise anglese, qe pa asnje interes material, te marresh nje rruge te gjate e te larget vetem per te pare nje vend ku ka qene dikur nje njeri i dashur tendi. Ata kete nuk e quajne trill por vlere morale.
Takim me Rotarianet angleze…

Nje foto me Presidentin Stephen Pope
Ne kete pershkrim te shkurter te ketij qyteti, nuk mund te le pa permendur edhe mbresat e krijuar mbas takimit me anetaret e Klubit Rotarian te cilet tashma jane miqte e mij. Eshte pikerisht ky Klub i cili me rastin me te pare me dergoi ftesen per te vizituar qytetin duke marre persiper qe ti kushtonte promovimit te librit nje mbledhje te vecante, e cila u realizua jashte parashikimeve te mija. Nuk mund te le pa permendur edhe ndonje emer me te cilet mbajta korrespendoncen para udhetimit. Presidenti i Klubit Z. Stephen Pope, teper energjik dhe i cilter, menjehere me cliroi nga druajtja e nje mjedisi te panjohur. Z. Alfred Schneider, Sekretar i Klubit, i kursyer ne fjale por i sakte si “makine me origjine gjermane”, mbajti leterkembimin ne emer te Klubit. Z. Viktor Kinin, shume miqesisht fiksoi ne “celuloid” teresisht ngjarjen dhe u prononcua ne shtyp me fjalet me te ngrohta. Kurse Presidenti i ardheshem Z. David Yabbacome e drejtoi mbledhjen me shume dashuri dhe me njohjen e tij personale me beri te mundur takimin te nesermen me Kryetarin e Bashkise Z. Ron Hills. Anetaret e Klubit i kisha pare ne faqen e internetit dhe te them te drejten isha pergatitur te hyja ne mes snobesh elitare te biznesit te vendit me nje fare kersherie dhe druajtje. Une u ndjeva menjehere shume mire sepse me konsideruan si te barabarte me vehten bile edhe me nje fare pelqimi te shprehur pa rezerve. Edhe im ate dikur keshtu ka ardhur ne Angli dhe i eshte permbysur tabuja. Englezet nuk jane aqe te ftohte dhe te kursyer ne ndjenja sa thuhet.
Shume i vecante ishte takimi te nesermen me Kryetarin e bashkise , Zotin Ron Hills, i cili erdhi i pranishem ne intervisten e organizuar nga gazeta e Kontese “Lincolshire Echo” lidhur me kete vizite. Ai eshte nje figure shume simpatike qe ne pamje nuk te ngjan per nje Kryetar Bashkie, sic jemi mesuar ti shohim ne keta tanet. Jo ne kuptim te pamjes, por te sjelljes e cila natyrshem rrezaton thjeshtesi dhe mendje te cliruar nga cdo lloj kompleksi. Mbas dy ditesh ky zoteri i nderuar nuk do te ishte me Kryetar, por do te vazhdonte te ishte Keshilltar I Keshillit Bashkiak, post i cili zgjidhej cdo tre vjet. Ai ja linte vendin nje tjetri anetar Keshilli I cili mbas nje viti ja linte nje tjetri, deri ne zgjedhjet e reja. Keshtu qe Kryetari me shume ishte titull honorifik, sepse punen e bente Keshilli. Dhe hajde thuaj qe nuk jane te zgjuar keta englezet.!
… dhe disa fjale per qytetin
Lincoln si qytet eshte nje liber i gurte , i tullte dhe i drunjte, i hapur per kedo dhe qe lexohet me shume endje. Eshte histori e gjalle e sjelle ne kohet moderne e paprekur dhe e konservuar me dashuri e profesjonalizem per te cilen kane te drejte te mburren qe nga qytetari me i zakonshem e deri tek autoriteti me i larte i zgjedhur te cilet ne kete pike gjithmone ne kohra kane qene ne nje mendje. Qyteti i vjeter daton me kohen e Perandorise se Romes nga e cila ka gjurme te mbetura mbi e nen toke dhe pastaj merr forme ne kohrat e mevoneshme me vepra madheshtore si Katedralja e Lincoln-it e cila konkuron per nga bukuria me ate te Westminster Abbey te Londres e cila thuhet se ja merr vetem per nga madhesia. Une u befasova nga qyteti kur hyra ne te dhe kujptova se ai nuk shtrihej ne terren te sheshte sic eshte fusha e Midlands. Pikerisht ne kete maje koderze qe ngrihet si gunge ne mes te fushes ku perbri kalon edhe nje lume, ata te vjeterit e mencuar te Anglise ( bile edhe pushtuesit romake te mençur) kane ngritur qytetin dhe katedralen si objekt kulti dominant i ketij komuniteti. Keshtjella Mesjetare fillimi i ndertimit te se ciles te çon shtateqindvjet me pare perseri ze piken me te larte te terrenit dhe sot ajo duket sikur eshte ndertuar dje! Bile ndertesat brenda saj sot jane funksjonale. Ne njeren prej tyre nuk munda te hyj sepse ishte vendosur tabela “ mos hyni se ka gjyq”, dhe kjo ishte Gjykata e Asizit, si dikur. Nuk po numuroj per aqe pak kohe sa qendrova dhe shkela me kembe ato rruge te kalldremta te pastra, te mirembajtura, se sa godina te vjetra te cfaqeshin mbas cdo kthese rrugicash te ngushta mesjetare. Nuk do ti permend sepse kam pare shume pak. Ne fund te fundit nuk kam ndermend te bej as guide turistike dhe as publicitet per vlerat turistike te qytetit. Ka material te bollshem per kete.
Por edhe ne kete aventure, sic me ndodh random gjate udhetimesh te tilla, mendja te arratiset dhe shkon atje ku ke lindur. Ky qytet me shume se heret e tjera me beri te ndjej nje therje ne zemer dhe te ulerij me nje ze qe nuk degjohet. I lindur dhe rritur ne nje qytet si Durresi ku çdo germim themeli nxjerr ne siperfaqe vlera qe nuk jane me pak te rendesishme se ato te romakeve angleze, ndersa keta I kane sjelle gjalle deri ne ditet tona, te mijte i kane asgjesuar sistematikisht duke i flakur ose ne det ose i kane perdorur per material ndertimi. Kjo pune eshte bere ne shekuj, gur pas guri e tulle pas tulle, a thua sikur ja benim armikut. Nuk mund te harroj nje grimce bisede para rreth nje dekade me nje ndertues te fuqishem qe ne ate kohe çante themele dhe qiellin me godina shumekate, kur me tregonte si pa te keq se shoferet e tij kishin hedhur ne det kollona e kapitele te zbuluara atje ku gerrmohej… dhe kaq, pa i luajtur qerpiku! Sot ky mund te behet edhe deputet, sepse nuk eshte fare zor te behet, dhe prite kur te filloje te mbaje fjalime anatemuese per ata qe shkaterruan trashegimine tone arkeologjike. Kjo eshte ironia dhe tallje a fatit qe te ka hedhur te jetosh ne kete vend.
Ne mbyllje te ketij shkrimthi do te citoja nje fragment nga libri “England as I saw her,1927” ka babai time ne ate shkruante se….” duhet te pranoj sinqerisht se nuk kam pare asnje punetor qofte i pakenaqur ose jo me pagen e tij, te punoje ne menyre te pandershme.” Kjo cilesi duhet te jete thelle ne kodin gjenetik te ketij populli, qe une sot mbas 80 vjetesh e gjej te pandryshuar. Si mund te shpjegohet ndryshe vecse me kete perfundim llogjike, kur nje bileta shites treni ose metroje, te thote:
“ Zoteri po sikur te niseni me nje tren te ores 7:59 ne vend te ores 8:00 , pra nje minute me pare, dhe do te paguani bileten 18 Paund ne vend te 58 paund., pra 40 paund me pak, do ta pranoni.?”
Si shqiptar i “mire” qe je, per disa sekonda nuk e kupton propozimin, nese ky e ka sinqerisht apo shtiret. Pastaj kur ble bileten me me pak para, atehere e kupton se ai njeriu mbas soportelit nuk din te genjeje dhe as te shtiret. Fytyra e tij rrezellen kenaqesi se te ka sherbyer mire. Dhe ti largohesh me koke ulur dhe me turp, sepse me te padrejte e ke gjykuar keq ate. Pra, keta njerez e kane bere ate komb atje ku eshte sot dhe nuk ka asnje sekret tjeter.
Posted in Reportazhe | No Comments »
Vatra” dhe “Dielli” zgjuan Kombin
by admin.
U zhvillua konferenca shkencore për 100 vjetorin “Diellit”, gazetës më të vjetër shqiptare, ndërkohë që paralajmërohet festimi me madhështi në SHBA dhe Shqipëri i 100 vjetorit të Vatrës, ngritja e një përmendoreje në Korcë si dhe do të botohet e plotë historia 100 vjeçare e Vatrës
Nga Dalip Greca
Gazeta Dielli ka pasë ndërprerje edhe në motet e shkuara, por ajo nuk është shuar dhe nuk duhet të shuhet, qoftë edhe për faktin se është gazeta më vjetër e shtypit shqiptar dhe se në faqet e saj është një shekull histori e shqiptarëve. Kështu ka ndodhë edhe kohët e fundit, Dielli nuk ka pasë botime pas vitit 2006, por në konferencën shkencore kushtuar 100 vjetorit të gazetës më 13 qershor 2009, u dhanë shenjat e ringjalljes. Ahmet Xhafo, kryetar i Shoqatës për të Drejtat e Njeriut ”Çamëria”, anëtar i Vatrës prej 50 vitesh, kishte ardhë nga Kalifornia enkas për këtë ngjarje dhe duke kujtuar kohët e vështira të Diellit tha se besonte në ringjalljen e tij. Ai e tregoi me vepra se si duhet të ringjallet gazeta duke dhuruar një çek prej 1000 dollarësh.Në këto gjurmë eci edhe aktivisti i njohur në komunitet për bamirësi të shumta, Lekë Gojçaj, dhurusi i 100 mijë dollarëve për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, që dhuroi 1000 dollarë për Diellin, dhe nën këta shembuj lista e dhurusve ka nisur të rritet.
***
Konferenca shkencore për 100 vjetorin e Diellit u organizua të shtunën me 13 qershor në Monroe College në Bronx. Nën drejtimin e dy moderatorëve, Merita Bajraktari McCormack, përfaqësuesja e Vatrës në Washington dhe avokatit Agron Alibali, anëtar i kryesisë së Vatrës, konferenca nisi me përcjelljen e hymnit kombëtar amerikan, hymnit kombëtar shqiptar dhe atij të Kosovës, të intepretuar nga Merita Halili, e shoqëruar nga Raif Hyseni.Të pranishëm në veprimtari kanë qenë edhe ambasadori shqiptar në Kombet e Bashkuara z. Adrian Neritani, zv/ambasadori shqiptar në Washington Kreshnik Çollaku, konsulli i Shqipërisë, dr. Albert Jerasi, zv, Ipeshkëvi i Kosovës dom Fran Kolaj dhe shumë nga drejtusit e shoqatave të komunitetit shqiptar. Të ftuar nga Shqipëria për të ligjëruar në këtë konferencë ishin dy akademikët, Prof. dr. Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë dhe Prof. dr.Muharrem Dezhgiu. Një grup vatranësh kishin udhëtuar nga Bostoni, ndërkohë që Anthony Athanas Jr, (i biri i Anthony Athanas, kryetari më jetëgjatë i Vatrës, dishepull i Nolit) i cili përmes përshëndetjes që dërgonte për 100 vjetorin e Vatrës, nëpërmjet juristit Agron Alibali, ftonte vatranët për një veprimtari fondmbledhëse në restorantin Pier Four, ku të ardhurat të shkojnë për Diellin.
Në çelje të takimit, kryetari i Vatrës, z. Agim Karagjozi, i është drejtuar të pranishmëve me një përshëndetje:”Në emër të Vatrës kam nderin e kënaqësinë t’ju sjell përshëndetjet vëllazërore. Ju falenderojmë për pjesmarrjen tuaj në këtë konferencë për 100 vjetorin e Diellit dhe shpresojmë të kalojmë një ditë plot mbresa.Në mënyrë të veçantë falenderoj referuesit, pa gatishmërinë dhe mundin e të cilëve nuk mund ta organizonim këtë konferencë. Në emër të Vatrës, një përshëndetje të veçantë u përcjell miqve të çmuar të ardhur nga Shqipëria, Prof. dr. Beqir Meta dhe Prof. dr. Muharrem Dezhgiu, që u treguan të gatshëm për të udhëtuar nga Tirana enkas për 100 vjetorin e Diellit, për të dhënë kontributin e tyre në këtë konferencë shkencore. Kur ne menduam të organizonim këtë konferencë, më shkoi mendja tek 90 vjetori i gazetës. M’u duk e pabesueshme që dhjetë vjet kanë kaluar aq shpejt. Por sikurse e dimë të gjithë, ato kanë qenë vite që nuk mund të shlyhen lehtë nga kujtesa.Ajo ka qenë një dekadë e mbushur me ngjarje historike për kombin shqiptar.Në 90 vjetorin e Diellit, më 1999, Kosova u çlirua nga zgjedha kriminale serbe dhe filloi ndërtimin e jetës së saj për të shëruar plagët e luftës dhe për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë me 17 shkurt 2008. Për ne vatranët kjo është ngjarja më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912.Në këndvështrimin e vatranëve, Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në drejtim të ndërtimit të jetës demokratike, duke arritur edhe anëtarësimin në NATO dhe shpresojmë në anëtarsimin në BE” .
Në mbyllje të përshëndetjes së tij, kryetari Karagjozi, njoftoi konferencën se tashmë Vatra ka dalë nga vështirësitë financiare që pengonin botimin e
gazetës.Ai u premtoi vatranëve se gazeta Dielli do të dalë shumë shpejt.
Fillimisht konferencën e ka përshëndetur zv/ Ipeshkëvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, dom Fran Kalaj dhe shefi i misionit të përhershëm shqiptar në Kombet e Bashkuara, z. Adrian Neritani.
Kancelari i Kishës së Shën Gjergjit në Boston, at Artur Liolini i kishte dërguar konferences një telegram urimi, që u lexua nga Merita Bajraktari McCormack. Zëvëndës ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Kreshnik Çollaku lexoi telegramin e urimit dërguar vatranëve në këtë 100 vjetor të Diellit, nga kryeministri i Shqipërisë Prof. dr. Sali Berisha. Në emër të Republikës së Kosovës, ka përshëndetur drejtori i departamentit për Çështjet jo Rezidente, Naim Dedushaj.
Shkrimtarja Rozi Theohari,përshëndeti në emër të shqiptaro-amerikanëve me origjinë nga Dardha e Korçës. Ajo tha se “ Është nderim për fshatin e Dardhës për dy bijtë e saj: Sotir Peci, që, në bashkëpunim me Fan Nolin, e filloi aktivitetin qysh me krijimin e gazetës KOMBI dhe Gjoleka Konda, i cili e vazhdoi me gazetën DIELLI, si manaxheri i parë i saj dhe si bashkëpunëtor i Fan Nolit dhe i Konicës. Në gazetën DIELLI të 31 dhjetorit 1909 Gjoleka cilësohet “patriot i flaktë dhe orator prej natyre…” Në artikujt e botuar nga Gjoleka Konda del në pah zotësia e publicistit, ndjenjat dhe dashuria për atdheun si dhe nderimi për shokët e tij të “…Lëvizjes së Parë…,” siç i quan ai Fan Nolin, Konicën e të tjerë. “ Theohari solli edhe përshëndetjen e Sotir Panit që jeton në Boston, biri i patriotit dardhar, ish kryetar i Vatrës ,Vasil Pani, i cili thotë se“ Me gazetën DIELLI jam njohur qysh në moshën 15 vjeç nga koleksioni që kishte gjyshi im Josif Pani në Dardhë. Prej vitit 1922 kur ai u kthye nga Amerika e deri sa jetoi, në vitin 1934, gjyshi e mblodhi me kujdes koleksionin, i cili sot ruhet në shtëpinë-muze “Pani” në Dardhë”.
Në ligjëratën e tij, me temë “Dielli dhe zgjimi Kombëtar në fillimet e Shekullit të XX”, Prof. Beqir Meta, përcolli mesazhin se Dielli si zë i Vatrës, solli zgjimin kombëtar të shqiptarëve të Amerikës. Gazeta Dielli filloi jetën e saj më 1909, në një kohë kur emigrantët shqiptarë të Amerikës, të cilët ishin auditori i saj kryesor, vinin nga Shqipëria , që kishte shekuj nën sundimin osman dhe për këtë arsye,ata , në përgjithësi nuk kishin një koncept real dhe të plotë për identitetin kombëtar. Pikërisht, këtu duket dhe kontributi i madh i Diellit, si gazeta më e fuqishme për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. Apostujt e nacionalizmit shqiptar kishin përpara një grup të vështirë me ndikim pro grek e tjetri proturk, me të cilët duhej të punonin. Pikërisht këtu del në pah roli i tyre dhe i “Diellit” në zgjimin kombëtar.
Studiuesi Meta solli tablonë e atyre vitve të vështira ku operonin Vatra dhe Dielli, ndërkohë që në komunitetin shqiptaro-amerikan ekzistonin forca që punonin për të shkatërruar lëvizjen kombëtare qysh në fillimet e saj.
Studiuesi Meta evidentoi kontributin e çmuar të Konicës dhe Nolit përmes Diellit e Vatrës në zgjimin dhe kthjellimin e ndërgjegjes kombëtare, jo vetëm në Amerikë, por edhe në Shqipëri e pjesët e tjera të mërgatës shqiptare. Duket se në drejtim të çështjes kombëtare, Noli i dha trinomin e vlefshëm kombit: Diellin, Vatrën, Kishën.
Drejtuesit e konferencës njoftuan se Vatra e ka pranuar z. Beqir Meta, anëtar nderi të saj. Duke falenderuar, Prof. Meta, autor i librit “Federata Panshqiptare “Vatra”- 1912-1920, i librit në anglisht për historinë e Çamërisë, sponsorizuar nga Vatra, autor i librit dy vëllimësh ”Marrëdhëniet Shqiptaro-Greke”, tha se 100 –vjetori i Vatrës do të jetë një festë kombëtare dhe veprimtaritë do të përfshijnë Amerikën dhe Shqipërinë. Ai premtoi se me këtë rast do të përfundonte historinë e plotë të Vtarës, që mungon deri tani dhe se një përmendore kushtuar Vatrës do të ngrihet në Korçë.
Prof. Muharrem Dezhgiu, përcolli kumtesën ”Dielli në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare në vitet e Luftës së Dytë Botërore”. Ai theksoi faktin se “gjatë të gjithë historisë së vet 100-vjeçare, gazeta Dielli realizoi një mision historik në shërbim të kombit shqiptar. Mund të thuhet me bindje të plotë se historia e Diellit është vetë historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Qysh prej themelimit të shtetit shqiptar ”Dielli” ka përjetësuar në faqet e veta fatet e kombit.Duke luftuar me çdo mjet (memorandume, protesta, me shkrime, nxitjen e shqiptarëve për mbledhjen e ndihmave në dollarë për çështjen kombëtare etj) Dielli shkëlqeu në mbrojtje të kufijëve etnikë të kombit shqiptar.Ai e ngriti zërin kundër rreziqeve që kërcënonin ekzistencën e shqiptarëve si komb e si shtet.”Dielli” si shprehëse e mendimit dhe veprimtarisë së Vatrës e lartësoi atë si
vatër të shqiptarizmës.
Për studiuesin Dezhgiu, Vatra dhe Dielli përbëjnë për shqiptarët një simbolikë të fuqishme. Ata zgjuan tek shqiptarët idenë e zjarrit dhe të dritës, që do të nëkuptonte flakë patriotizmi dhe rreze kulturë. Më pas Prof. Dezhgiu solli shfletime e trajtime të Diellit në kohëluftën e Dytë Botërore, duke pasqyruar edhe qëndrimin e Vatrës në ato vite.
Në kumtesën e tij ” Dielli në 100 vjetorin e tij. Evoluimi i programeve, editorët”, editori i fundit i Diellit, poeti dhe studiusi Anton Çefa, solli një tablo të plotë e të detajuar të Diellit që nga numri i parë i 15 shkurtit, të vitit 1909 deri në numrin e fundit.
Studiusi Sevdai Kastrati, në qendër të kumtesës së tij kishte sjellë ”Gjurmime mbi letërsinë shqipe tek “Dielli” në vitet 1909-1971”. Edhe shkrimtari Naum Prifti në fokus kishte “Letërsia artistike në faqet e “Diellit”.
Dr. Gjon Buçaj, lexoi kumtesën e studiusit Idriz Lamaj “Shënime biografike për Kostë Çekrezin”. Redaktori i seksionit shqip të gazetës, “Illyria”, Dalip Greca, paraqiti kumtesën “ “Dielli”, shkollë e shtypit të lirë për gazetarinë shqiptare”.
Drejtori për marrdhëniet me publikun në “Monroe College”, z, Gary Axelbank, ka përshëndetur pjesmarrësit. Profesori shqiptar në Monroe College, Haxhi Berisha, në përshëndetjen e tij tha se ndjehej krenar për Vatrën, nga që kishte qenë edhe ai një prej atyre që kanë përfituar bursë nga federata.
Konferencën e përshëndeti edhe njëri nga vatranët e vjetër, ish kryetar i saj, z. Hajdar Tonuzi, artistja Advije Alibali, që kishte ardhë nga Bostoni (Kujtojmë se ka luajtur në filmin ”Skënderbeu” si dhe Këze (Kozeta) Zylo. Për të pranishmit në mjediset e Kolegjit u shtrua një koktejl, ndërsa në mbrëmje, për nder të mysafirëve, Vatra shtroi darkë në restaorantin “Givanni’s me pronar bashkatdhetarin Gjergj Dedvukaj.
Posted in Komunitet | No Comments »
“Hyde Park Corner” i shtron qilimin e blertë “Ardhmërisë”
by admin.
Fatmir Terziu
“Hyde Park Corner” i shtroi qilimin e blertë, qindra e qindra shqiptarëve të dielën e 14-të qershorit, nën një diell të kënaqshëm e mes një atmosfere të bukur vere Londineze. Një qilim natyral, tipik, si një simbol mishërimi i një mikpritjeje tashmë dhjetëvjecare. Dhjetë vjet më parë, pikërisht më 15 Qershor të vitit 1999-të, erdhën emigrantët e parë shqiptarë të diktuar nga Lufta e Kosovës e që gjetën mikpritjen e duhur drejt dyerve bujare e zemërmira, në Britani të Madhe. Shumica e emigrantëve të parë shqiptarë, që tashmë kanë mbushur dhjetë vjetorin e ardhjes në Mbretërinë e Bashkuar, kanë më shumë arsye për të festuar në qilimin e blertë të Parkut “Hyde Park Corner” në zemër të Londrës. Është një festim i trefishtë. I pari lidhet me një datë historike të festës së mbylljes së procesit mësimor një-vjecar në shkollat plotësuese shqipe, i dyti me vitet e emigracionit që mbushin plot një dekadë dhe i treti me ditëlindjet e shumta të fëmijëve të tyre që tashmë i kanë mbushur dhjetë vitet e tyre të lindjes, ose që presin t’i mbushin ato në muajt që vijojnë. Dhe këta dhjetë vjecarë, një pjesë e mirë e tyre nxënës të shkollave shqipe të shoqatës “Ardhmëria” së bashku me prindërit, mësuesit e tyre, drejtuesit e shkollave dhe të shoqatës, duke pasur pranë edhe miq e shokë, të afërm e aktivistë, të dielën e katërmbëdhjetë qershorit shënuan një risi ndryshe festime. Një risi që kishte në thelb mënyrën e komunikimit të lirë, gazmor, familjar dhe tejet mirënjohës. Një risi festive kjo pa protokolle, podiume, flamuj, recitime apo këngë, por me shumë atmosferë gëzimi e lojëra të shumta sportive.
Vazhdon…
Posted in Komunitet | No Comments »
Një shqiptar ‘rrezikon’ karrierën e një ministri sllovak
by admin.
Fatmir Terziu
Ministri i kërkon dëmshpërblim medias. Dhe kjo ka ndodhur këto ditë në Sllovaki. Në mes është një shqiptar, një ministër i këtij vendi dhe media. Shqiptari quhet Baki Sadiki, me banim në këtë shtet dhe ministri është mbajtësi aktual i postit të Ministrisë së Drejtësisë. Media është ajo që lidhet me një publikim, i cili ka ‘dëmtuar’ planet e zotit Stefan Harabin, që të vendoset në krye të Gjykatës së Lartë të vendit më 22 qershor. Media e ka akuzuar atë më parë në postin e ministrit se ai ka ndikuar në ndihmën e lirimit të të akuzuarit shqiptar Sadiki për shpërndarje droge dhe trafikim. Kështu mediat, disa botues të revistave Sllovake kanë rënë përballë këtij fati të pazakontë. Midis këtyre janë të përditshmet “Dni Plus 7”, “Pravda Plus”, “Jeden Den” etj.
Dhe sipas medias sllovake është mësuar se ai i ka kërkuar gjyqit një shumë prej 200 mijë Euro nga secili botues që do të dërgohen në llogari të tij brenda 40 ditëve, në kompensim për dëmet që ai pretendon se ka pësuar. Shuma e akumuluar, e kërkuar nga të gjithë revistat është € 600,000 pasi (Plus Jeden Den dhe Plus 7 Dní ndajnë të njëjtin botues).
Harabin pretendon se midis 2008 dhe 2009 këto revista kanë publikuar një seri artikuj shpifës dhe se disa prej këtyre e shfaqin veprimtarinë e tij të lidhur në shërbim të mafias dhe krimit të organizuar.
“E përditshmja e SME-ve midis qershor 18, 2008, dhe 23 maj, 2009, ka publikuar një seri të deklaratave të pavërteta se personi im lidhur me mafian dhe krimin e organizuar,” shkruan Harabin në letrën e tij, e cituar nga SME-ve në 6 qershor. Media lokale, duke përfshirë e SME-ve, kanë raportuar për rastin në detaje dhe kanë të shkruara transkriptin e një bisede telefonike. Në të, Sadiki pyet Harabin se si djali i tij është duke kaluar; Harabin pyet nëse Sadiki tashmë është në shtëpi dhe se ata arritën të gjithë dhe janë në rrugë të drejtë, shkruan gazetarja Beata Balogová.
Tashmë kjo nuk është më një histori mediash, por një rrugë ligjore që ka një ministër, një shqiptar dhe një grup mediatik si autorë dhe protagonistë.
Posted in Komunitet, Uncategorized | No Comments »
Amnesty International calls refugee day rally
by admin.
Demonstration to mark International Refugee Day on Saturday 20 June
Amnesty International groups in London have teamed up with the Refugee Council, Refugee Action, Hackney Refugee & Migrant Support Group, London Detainee Support Group and others to organise a demonstration calling for an end to the destitution of refused asylum seekers.
The march takes place on Saturday 20 June as part of Refugee Week. It will start at 12 noon at Embankment and head off past Westminster to Trafalgar Square, where a rally in support of asylum seekers will be held.
Thousands of asylum seekers in the UK who have had their claims to asylum refused find themselves trapped in utter destitution. Most are refugees from countries torn apart by conflict where human rights abuses are rife. They cannot return to their countries of origin for fear of their lives. Yet they are prohibited from working in the UK and cut off from receiving benefits. They are condemned to live in poverty, dependent on the charity of others and vulnerable to the worst kinds of exploitation. Many people have acknowledged the need to change a system that condemns refugees to poverty. A report in March last year by the Independent Asylum Commission states that the UK’s treatment of asylum seekers “falls seriously below the standards of civilised society”. The Rt Hon Iain Duncan Smith MP wrote in a recent report for the Centre for Social Justice that “the policy of making asylum seekers destitute is mean and nasty and has not worked”.
Speakers at the rally will include: Kate Allen, director of Amnesty International UK; Jeremy Corbyn MP; Maurice Wren, director of Asylum Aidl; Donna Covey, director of the Refugee Council; Jean Roger Kaseki, human rights campaigner from the Democratic Republic of Congo; Marilyn Bonzo, refugee from Zimbabwe; Makola Mayimbika, Poetic Justice; Emma Ginn, Medical Justice; and Weyman Bennett, joint secretary of Unite Against Fascism.
Amnesty International is part of Still Human Still Here, a broad coalition of 29 organisations campaigning to bring all refused asylum seekers out of destitution by extending asylum support, permission to work, and access to healthcare and education until they are safe to return or granted leave to remain.
The coalition also includes the Refugee Council, Refugee Action, the Red Cross, the Catholic Bishops’ Conference of England and Wales, and the Archbishop’s Council of the Church of England.
For further details, or to arrange an interview or photoshoot please contact Ulrike:
or William:
Posted in Uncategorized | No Comments »




